Blije këtë produkt
800 Lekë

Përçmimi ( Botuar nga: Botime Pegi në 2019 )

Autori:  Alberto Moravia
Përkthyesi:  Aida Baro

Romani "Përçmimi" u botua për herë të parë më 1954 dhe përfaqëson një prej etapave kryesore të rrugëtimit e kërkimit të Alberto Moravia-s në botën e borgjezisë italiane të shekullit të kaluar. Rikardo Molteni është dramaturg në profesion, por për shkak të shtrëngesave ekonomike të familjes është i detyruar të punojë si skenarist kinematografik, ndërsa e shoqja, Emilia, ish-daktilografiste, është e dashuruar pas zotërimit të një shtëpie. Rikardo rrëfen se si ndryshojnë ndjenjat e së shoqes ndaj tij, kur në skenë futet bota e kinemasë, e karrierës dhe suksesit. Dashuria e tyre do të zvjerdhet e do të arrijë deri në përçmim. Pikërisht ky përçmim do të shndërrohet në protagonist, motor prej të cilit lind çdo veprim dhe reagim i ciftit. Miti i "Odisesë" dhe kthimi i Uliksit në shtëpi do të shndërrohet në një përballje dhe analize të holle mes qytetarisë dhe barbarizmit, mes normave të nderit dhe njeriut modern. Me 1963, romani u ekranizua nga regjisori i njohur francez Jean-Luc Godar.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-233-87-5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 232
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 23 mm

Njihu me Autorin

Alberto Moravia -

Alberto Moravia (pseudonim letrar i Alberto Pincherle) eshte nder emrat me te rendesishem te letersise italiane dhe europiane te shekullit te 20. Pas nje sere pervojash ne publicistike dhe ne prozen e shkurter, me 1929 u botua romani shume i suksesshem Indiferentet, qe u pasua nga njeri dhjetevjecar ne tjetrin nga ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania