Buy this product
1000 Lekë

Perandori ose syri i erërave ( Published by: Toena in 2016 )

Translator:  Bashkim Shehu

Në atë verë të vitit 1809, ujërat e qeta dhe të kthjellëta të gjirit të Kabrerës ndriçojnë me një dritë të keqe zbarkimin e nëntë mijë ushtarëve të ushtrisë perandorake. Ata janë syrgjynosur, pas kapitullimit në Baleare, në atë ishull të vogël të shkretë, pa ligje, pa shpresë, pa rrugëdalje, të robotizuar në copëza të hedhura në zbrazëtinë kozmike. Një veteran i këtyre trupave napoleoniane propozon, më 1850, rrëfimin dantesk të tragjedisë. Nga e kaluara, si nga një pus pa fund, kujtesa nxjerr në sipërfaqe vuajtjet e këtyre ushtarëve, marioneta të thjeshta, kukulla të mjera të shpërfytyruara, pre të instinktit më kafshëror të mbijetesës; imazhi enigmatik i një togeri të ekzaltuar, hije shpirthumbur e perandorit e brejtur nga ambicia; dy motra të dashuruara me të njëjtin burrë, duke ia sakrifikuar ëndrrat e tyre etjes së tij për pushtet. Si një rezonancë e rrymave të mëdha morale dhe ideologjike të Revolucionit Francez, protagonistët e Kabrerës janë hedhur në syrin e erërave përmes një Deus ex machina: masë ripërtypëse dhe e bindur, figura emblematike të dikotomisë së fuqishme të natyrës njerëzore, viktima të përjetshme të prirjes sonë të çmendur për të arritur gjithmonë të paarritshmen. Ky roman, me qasje njëherazi politike, filozofike dhe epistolare, regëtin nga një forcë e gjallë, madhështore dhe e dhunshme siç është shqiponja perandorake.

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Publisher: Toena (2016)
  • Published in: 2016
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-4254-5-4
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 288
  • Book dimensions: 130 x 198 x 23 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania