Blije këtë produkt
650 Lekë

Pellgu i Djallit ( Botuar nga: Dritan në 2016 )

Përkthyesi:  Vladimir Bako

Xha Morisi këshillon dhëndrin, Zhermenin, 28 vjeç, mbetur i ve, të martohet përsëri me një të ve të një krahine fqinjë. Po në udhën për ta takuar, Zhermeni humbet në një pyll dhe gjen një lugajë, “Pellgun e Djallit”, ku vendoset për të shtyrë natën, tok me të birin, Pjerin e vogël dhe Marinë, një vajzë të re 16 vjeç, të ëmbël e të bukur, e cila po niset të punojë në një fermë. Ky bie në dashuri me vajzën e re dhe niset të takojë gruan e ve në fshatin Furshë, po nuk e vlerëson këtë kandidate, ngaqë ajo ka tashmë tre pretendentë, të cilët i mban me shpresa më kot e për t’u mburrur. Duke u kthyer të kërkojë të birin, të cilin e ka lënë me Marinë, mëson se kjo e fundit ka ikur befasisht. E gjen dhe e merr nën mbrojtje prej fermerit, ndaj të cilit i ishte dashur të merrte arratinë për t’u shpëtuar sulmeve. Pas kthimit shëndoshë e mirë në shtëpi, që të dy nuk guxojnë t’i flasin njëri-tjetrit për shumë muaj, derisa Zhermeni, i nxitur nga e vjehrra, i del përballë Marisë duke i pohuar dashurinë...

Çmimi: 650 Lekë
Blije këtë produkt
650 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dritan (2016)
  • Botuar në: 2016
  • ISBN-13: 978-9928-184-29-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 186
  • Përmasat e librit: 145 x 210 x 15 mm
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania