Blije këtë produkt
1000 Lekë

Pasanikë të varfër ( Botuar nga: Dituria në 2021 )

Autori:  Grigor Banushi

... Sidoqoftë ishte në një mendje me Orestin i cili thoshte që uji të shijon më shumë kur e pi pasi je djegur nga etja. Edhe malli i mbledhur për fëmijët ishte si i një të eturi që mezi priste të arrinte burimin e ujit. Ky ishte shkaku madhor që e bënte të hapte sytë fort, t'i dilte gjumi e të mbaronte ëndrra. Por jo, mendoi e dyzuar. Kishte kohë. Ishte gjithë nata përpara saj, përpara të dyve, qe ëndrra të vazhdonte. Do t'i qëndronte deri në fund vendimit që kishte marrë. Nuk do ta linte fatin e saj dhe të Orestit peng të marrisë dhjetëvjeçare që i kishte pushtuar. Tani nuk donte të mendonte asgjë veç kthimit në kohë, ku një makinë çudibërëse do t'i çonte atë dhe Orestin dyzet vjet më parë, kur zemrat, mendjet, trupat e tyre digjeshin nga zjarri i madh i dashurisë...

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 250
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 22 mm

Njihu me Autorin

Grigor Banushi -

GRIGOR BANUSHI ka lindur në Tiranë më 1948. Pas diplomimit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë dhe Letërsi, ka punuar si mësues në rrethin e Pukës. Më pas, deri në vitin 2013, ka qenë gazetar në Radio Tirana. Në vitin 1997 është botuar romani i tij i ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania