Blije këtë produkt
1100 Lekë

Pas dyerve të mbyllura ( Botuar nga: Botimet Living në )

Autori:  B.A.Paris
Përkthyesi:  Pranvera Palushi

Të gjithë e njohin një çift si Xheku dhe Grejsi. Ai është i pashëm dhe i pasur, ajo plot sharm dhe elegancë. Ai një avokat i përkushtuar që nuk ka humbur asnjë çështje, kurse ajo një shtëpiake, kopshtare e kuzhiniere e patëmetë dhe shumë e dhënë pas së motrës me aftësi të kufizuara. Edhe pse sapo janë martuar, duket sikur i kanë të gjitha. Ndoshta nuk doni t'i pëlqeni, por ja që do të ndodhë pikërisht kështu. Do të magjepseni nga qetësia dhe rehatia e shtëpisë së tyre, nga darkat e këndshme që organizojnë dhe do t ju lindë dëshira ta njihni pak më mirë Grejsin. Por kjo do të jetë e vështirë kur të kuptoni se Grejsi dhe Xheku janë të pandashëm. Këtë të tyren, disa mund ta quajnë dashuri të vërtetë, kurse të tjerë mund të pyesin veten pse Grejsi nuk përgjigjet kurrë në telefon ose pse nuk del kurrë për kafe, paçka se nuk punon. Si është e mundur që gatuan vakte aq të shijshme dhe është aq elegante? Disa, ndoshta pyesin veten se çfarë ndodh në të vërtetë pas darkave festive dhe pasi porta e shtëpisë mbyllet.

Çmimi: 1100 Lekë
Blije këtë produkt
1100 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet Living ()
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-216-25-0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 231
  • Përmasat e librit: 152 x 228 x 18 mm

Njihu me Autorin

B.A.Paris -

B.A. Paris është shkimtaria e bestseller-it Pas Dyerve të Mbyllura. Ajo është rritur në Angli dhe më pas u zhvendos në Francë, ku kaloi disa vite duke punuar si financiere.Më pas mbaroi studimet si mesuese dhe hapti një shkollë për gjuhët e huaja bashkë me bashkëshortin e saj. Ajo akoma jeton ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania