Parfumi të njeh ( Botuar nga: Dituria në 2022 )
Për Elenën parfumet janë gjithçka. Janë mënyra për të lexuar botën që e rrethon, ato nuk e kanë tradhtuar kurrë. Në Paris, parfumet e saj te personalizuara kërkohen shumë, sepse vetëm ajo di të shohë thellë brenda njerëzve dhe të gjejë esencën e duhur për ta. E ka prirje dhe kjo i sjell lumturi. Prandaj, kur një ditë, papritur, e humbet këtë aftësi, jeta i kthehet në makth. Duket se magjia e parfumeve është tretur diku. Pikërisht atëherë i vjen një propozim nga një person që nuk do t'i shkonte ndonjëherë në mendje: nga Suzana, nëna e saj, që nuk e ka dashur kurrë si bijë. Gruaja i kërkon që ta shoqërojë në një udhëtim që nis nga Firence dhe nga pallati i Rosinëve, paraardhëset e Elenës prej të cilave ka mësuar gjithçka.
Çmimi:
1000 Lekë