Blije këtë produkt
1000 Lekë

Parajsë sigurie ( Botuar nga: Bota shqiptare në 2011 )

Autori:  Nicholas Sparks
Përkthyesi:  Andi Lamko

Kur një grua e re misterioze me emrin Kejti, shfaqet në Karolinën e Veriut, në qytetin e vogël të Sauth-portit, prania e saj, papritur ngre një seri pyetjesh për të kaluarën e saj. E bukur por e ndrojtur, Kejti duket e vendosur për të shmangur krijimin e ndonjë lidhje intime, derisa një seri ngjarjesh do ta tërheqë në dy marrëdhënie ndaj të cilave ngurron: ajo me Aleksin, pronari i një marketi, një i ve zemërmirë me dy fëmijë të vegjël, dhe marrëdhënien me fqinjën e saj të vetme, Xhoit. Pavarësisht nga hezitimet e fillimit, Kejti dalëngadalë fillon të prishë mburojën e saj, duke hedhur rrënjë në komunitetin e ngushtë dhe duke u lidhur gjithnjë e më shumë me Aleksin dhe familjen e tij. Ndërsa Kejti fillon të bjerë në dashuri, ajo lufton me të fshehtën e saj të errët që ende e lëndon dhe tmerron, një e kaluar që e detyroi të nisë një udhëtim të frikshëm dhe të pasigurt për të gjetur një parajsë sigurie në Sauth-port. Me mbështetjen dhe këmbënguljen e vazhdueshme të Xhoit, Kejti, përfundimisht kupton se në kohët më të vështira, dashuria është e vetmja parajsë e vërtetë.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Bota shqiptare (2011)
  • Botuar në: 2011
  • ISBN-13: 978-9928-00-046-0
  • Nr. faqe: 432
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 30 mm

Njihu me Autorin

Nicholas Sparks -

Nicholas Sparks u lind në Nebraska në vitin 1965 dhe ka studiuar në Universitetin Notre Dame. Prindërit e tij ishin Sparks Patrick, një shkencëtar, dhe Jill Marie. Ai ishte fëmija i mesëm i tre fëmijëve, me një vëlla më të madh Michael Earl Sparks "Micah" (1964) dhe një motër më të vogël, Danielle ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania