Buy this product
1500 Lekë

Paraja Bankat dhe Shoqëria (Pjesa II) ( Published by: in 2018 )


Pjesa e dytë e botimit me dy vëllime, "PARAJA, BANKAT DHE SHOQERIA: Bashkëudhëtimi liistorik që nga fillesat deri në kohët moderne", vazhdon udhëtimin historik me zhvillimet monetare dhe bankare të shekujve XVII deri XIX në tri vendet më të rëndësishme të periudhës, që u përket konkretisht Holandës, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Risitë që sollën Bankat e këtyre vendeve janë: organizimi i depozitimit të parasë metalike në këmbim të dëftesave të posacme, themelimi i Bankës së parë Qëndrore dhe administrimi i borxhit të thesarit, këto janë momente kyçe në kalimin drejt një sistemi modern bankar. Bashkëudhëtimi vazhdon në periudhën e fillesave të globalizimit të ekonomisë botërore, kur këto risi shndërrohen në normë dhe Bankat Qëndrorë ndër institucionet themelore të të giitha shteteve-kombe. Rrugëtimi përshkon momente tronditëse të historisë botërore siç janë Lufta e Parë, Depresioni i Madh, përfundimi i Luftës së dytë Botërore dhe masat e vendosura në Breton Woods për krijimin e sistemit monetar ndërkombëtar dhe të institucioneve të tij pas Luftës së Dytë Botërore FMN, BB, GATT, OBT. Për të arritur në dhjetëvjecarët e fundit dhe zhvillimet moderne, themelimi i Euros si një monedhë e përbashkët europiane dhe përpjekjet e monedhës elektronike për t'u konsoliduar në një treg tashmë të globalizuar. Eksperiencat, pengesat, mësimet, sprovat, dështimet, sukseset që përjetohen gjatë çdo udhëtimi janë ato që në fund të fundit kanë më shurnë rëndësi se sa vetë destinacioni përfundimtar. Për këto arsye do të donim që ky vëllim i dytë të mos konsiderohej si një fund por ndoshta si fillimi i një rrugëtimi të ri.

Price: 1500 Lekë
Buy this product
1500 Lekë

Product Details

  • Published in: 2018
  • Language: Albanian
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 485
  • Book dimensions: 170 x 240 x 21 mm

More About the Author

Anastas Angjeli -

Profesor në fushën e ekonomisë dhe financës, me nje kontribut të shquar, vecanërisht në atë të Financave Publike dhe te Reformave Strukturore ne Ekonomi. Prej vitit 1982 e më pas ka kontribuar në profesoratin e Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës e më tej, pas vitit 1990, me angazhimin ...

More about the author

Aristotel Pano -

All rights reserved. © 2015 Library Albania