Para pasqyrës ( Published by: in 2016 )
Në poezinë e kësaj autoreje mbizotëron fryma e lirë, spontanitetiti dhe dëshira e madhe për të shprehur mesazhet për një botë sa më të mirë, sa më të drejtë dhe sa më njerëzore. Poezitë e këtij vëllimi kanë tematikë dhe larmi idesh, të cilat variojnë dhe rrotullohen përbrenda boshtit qëndror, atë të psikologjisë dhe filozofisë jetë, gjithmonë në raport me vullnetin e mirë për të paraqitur përkryerjen e ndërgjegjies dhe arsyes së qenësisë tonë.
“Poeti fjalët i nanuris
i ledhaton,
i përkund timbrit të shpirtit
si të kenë frymë.”
Orientimi drejt misionit të poetit, drejt fuqisë dhe ideve që ai përshfaq, është kaq hyjnore, kaq e pasur dhe kaq e pëshpirtshme, sa fjala e tij zbret dhe vetë yjet në tokë, perëndon muzgjet dhe çel agimet, ndrit shpresën për të nesërmen dhe i jep frymë nga fryma e tij magjisë natyrë.
Në të tjerë poezi autorja ngre në ploltronet më të larta të qiellit figurën e nënës, si mishërimi i gjithë dashurive të kësaj bote, por dhe risisë jetë në përjetësi.
“Sakrifica
Tolerancë
Bekime
Dritëthënie
Thellë në shpirt”
Sigurisht që parafytyrimi i jetës dhe përballja me të kalojnë nëpërmjet kësaj sakrifice sublime, këtij bekimi, kësaj dritëthënie që nuk ka sinonim por ka vetëm nje emër, emrin nënë.
Price:
500 Lekë