Blije këtë produkt
500 Lekë

Para pasqyrës ( Botuar nga: Botimet Ada në 2016 )


Në poezinë e kësaj autoreje mbizotëron fryma e lirë, spontanitetiti dhe dëshira e madhe për të shprehur mesazhet për një botë sa më të mirë, sa më të drejtë dhe sa më njerëzore. Poezitë e këtij vëllimi kanë tematikë dhe larmi idesh, të cilat variojnë dhe rrotullohen përbrenda boshtit qëndror, atë të psikologjisë dhe filozofisë jetë, gjithmonë në raport me vullnetin e mirë për të paraqitur përkryerjen e ndërgjegjies dhe arsyes së qenësisë tonë. “Poeti fjalët i nanuris i ledhaton, i përkund timbrit të shpirtit si të kenë frymë.” Orientimi drejt misionit të poetit, drejt fuqisë dhe ideve që ai përshfaq, është kaq hyjnore, kaq e pasur dhe kaq e pëshpirtshme, sa fjala e tij zbret dhe vetë yjet në tokë, perëndon muzgjet dhe çel agimet, ndrit shpresën për të nesërmen dhe i jep frymë nga fryma e tij magjisë natyrë. Në të tjerë poezi autorja ngre në ploltronet më të larta të qiellit figurën e nënës, si mishërimi i gjithë dashurive të kësaj bote, por dhe risisë jetë në përjetësi. “Sakrifica Tolerancë Bekime Dritëthënie Thellë në shpirt” Sigurisht që parafytyrimi i jetës dhe përballja me të kalojnë nëpërmjet kësaj sakrifice sublime, këtij bekimi, kësaj dritëthënie që nuk ka sinonim por ka vetëm nje emër, emrin nënë.

Çmimi: 500 Lekë
Blije këtë produkt
500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet Ada (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-204-70-7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 80
  • Përmasat e librit: 139 x 198 x 7 mm

Njihu me Autorin

Enkelejda Pashaj Murataj -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania