Blije këtë produkt
1000 Lekë

Panteoni iranian dhe iranologët shqiptarë ( Botuar nga: Fan Noli në 2019 )

Autori:  Shefik Osmani

Libri "PANTEONI IRANIAN dhe IRANOLOGËT SHQIPTARË" është një kronikë e dokumentuar e evolucionit kulturor e parë në këndin e reflekseve që kanë përhapur kulturat e lashta në popullatën shqiptare, në këtë kuadër edhe kultura e gjuha perse, poezia persiane, filozofia e misticizmi pers etj. Ngjarjet, dukuritë, të dhënat etj., që pasqyrohen në këtë monografi, shtrihen në kohë që nga ekspeditat ushtarake të Darit e të Ksersit në Ballkan e deri te esetë për Avicenën, El Gazaliun, Farabiun, Rumiun etj., ose te shqipërimet e rubaive të O. Khajamit, gazeleve të Saadiut kasideve të Rudakit. Të dhënat rrokin shkrimtarë, filozofë, poetë, shkencëtarë, linguistë, historianë e studiues të ndryshëm, që dëshmohen nga shtypi ynë dhe veprat e tyre, të cilat gjenden në bibliotekat e arkivat tona. Panteoni iranian, që pasqyrohet këtu, i përket pronësisë botërore, gurrë ku janë ushqyer shumë popuj, kurse iranologët shqiptarë përfaqësojnë gjenerata të tëra dijetarësh tanë, shumica e të cilëve kanë lënë trashëgim vepra të mëdha arti. Të gjitha këto jepen në mënyrë të dokumentuar dhe në bazë kriteresh shkencore. Autori, Prof.Dr. Shefik Osmani, i mbështetur në dorëshkrimet e atit të tij dhe në hulumtimet vetjake, të bëra në arkiva e biblioteka brenda dhe jashtë vendit, na jep këtë vepër, ku hedh vështrimin e tij në historinë e marrëdhënieve kulturore shekullore në mes popujve.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Fan Noli (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip +Anglisht
  • ISBN-13: 978 9928 291 39 4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 404
  • Përmasat e librit: 137 x 206 x 23 mm

Njihu me Autorin

Shefik Osmani -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania