Faqja e autorit

Panos Ioannides


PANOS IOANNIDES lindi në Famagusta në vitin 1935. Studioi për "Mjetet e Komunikimit Masiv" në SHBA dhe në Kanada. Ka punuar si Drejtori i Përgjithshëm i Programacionit i Radios dhe Televizionit Publik të Qipros deri në vitin 1995. Eshtë kryetar dhe kurator i botimeve i Qendrës së Shkrimtarëve Qipriotë "PEN". Gjithashtu Ioannides është edhe kryeredaktor i revistës kulturore që botohet në gjuhën angleze "In Focus".
Veprat e Panos Ioannidesit janë përkthyer dhe botuar në disa gjuhë të huaja. Eshtë fitues i çmimeve: "Thodosi Pierides", "Tefkrou Anthia", i Kontributit Global të E.L.K., "G.F. Pierides", si dhe i dramës televizive për veprën "Gregory" në Konkursin Paneuropian të Sofjes në vitin 1976. Në vitin 2007, iu akordua medalja "Nderi i Letrave", që është vlerësimi më i lartë shtetëror në Qipro.
Jeton në Nikosia, Qipro.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania