Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
1000 Lekë

Pa mëri ( Botuar nga: Botime Pegi në 2013 )

Autori:  Amik Kasoruho

Libri më i ri publicistik i përkthyesit, shkrimtarit dhe publicistit Amik Kasoruho, “Pa mëri” (publicistika e jetës sime)”, përmbledh shkrime dhe intervista të autorit të dhëna gazetarëve të ndryshëm shqiptarë. Libri ka strukturë të ndërtuar vetëm përmes shkrimeve, letrave dhe intervistave. Vlera e këtij libri është se një përkthyes i ri mundet të gjejë këshilla të thjeshta dhe të mençuna për të ardhmen e tij, një gazetar i ri mundet të mësojë si të eksplorojë në botën e një njeriu që për shkak të jetës, rrethanave, punës dhe vullnetit ka krijuar një profil të veçantë dhe të tejmbushur me tituj librash të përkthyer, libra të botuar në Shqipëri dhe jashtë saj. Komente editoriale Redaktori i këtij libri, Alfred Lela, për autorin thotë se, si i tillë me dhimbjen, por i papërkulur, me moshën, por i paplakur, Amik Kasoruho na dëshmon me anë letrash dhe gjestesh se ai është “Nji njeri i letrave dhe një gentëllmen”.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2013)
  • Botuar në: 2013
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-162-60-1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 461
  • Përmasat e librit: 135 x 205 x 25 mm

Njihu me Autorin

Amik Kasoruho -

Amik Kasoruho (Tiranë,20 nendor 1932 - Tiranë, 4maj 2014). Shkrimtar dhe përkthyes i mirënjohur shqiptar. Jeta Amik Kasoruho lindi në vitin 1932 në Tiranë. Ishte vetëm 17 vjeç kur u arrestua nën akuzën për agjitacion dhe propagandë dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie. Pasi doli nga burgu jetoi në ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania