PRINCESHA ME SHUME LOTE ( Botuar nga: Ombra GVG në 2014 )
Ky libër nuk bën pjesë në gjininë e trillimit. Në disa raste emrat e personazheve janë ndryshuar, me qëllim që të ruhet privatësia e tyre. Ky libër i dedikohet Amalës, një vajze të vogël që njohu veç frikë e terror nga duart e babait të saj të dhunshëm saudit. Ai e përdhunoi të bijën 5-vjeçare, akt nga i cili ajo gjeti vdekjen. Ç'është më tronditëse, i ati i Amalit pretendonte se ishte një klerik fetar. Mos lejoftë Zoti që vajza të tjera të përjetojnë vdekje të tilla kaq rrëqethëse. Gjithçka që është shkruar në këtë libër është e vërtetë. Disa prej historive janë të lumtura e disa të trishta, por ato janë të gjitha të vërteta. Emrat janë ndryshuar, me qëllim që të mbrohen të gjithë personat për të cilët është shkruar në libër. Kjo, në mënyrë që ata të mos dëmtohen nga anëtarët e familjes, por edhe nga ata që mund të ndërmarrin ndonjë sulm kundrejt tyre, pasi historitë të bëhen të njohura publikisht.JEAN SASSON & PRINCESHA SULLTANA AL SAUD
Çmimi:
1000 Lekë