Faqja e autorit

Ornela Vorpsi


Ornela Vorpsi është edhe fotografe e piktore. Në 1991 studioi Artet e Bukura në Milano për të mbaruar më tej studimet në Paris, ku jeton dhe tashmë. "Vendi ku nuk vdiset kurrë", libri i saj i parë është përkthyer në 18 gjuhë. Së shpejti në shqip Dora që nuk kafshohet dhe "Pini kakao Van Houten!". Vorpsi është zgjedhur ndër 35 shkrimtarët më të mirë të Europës në Best European Fiction, antologji e kuruar nga Aleksander Hemon dhe Zadie Smith. Emrin e saj e rigjejmë sërish në antologjinë e Andrea Cortellessa, Gli narratori degli anni zero, ku Vorpsi rri perkrah 25 shkrimtarëve më interesantë të Italisë së sotme. "Vendi ku nuk vdiset kurrë" ka fituar pesë çmime në Itali: Grinzane Cavour, Elio Vittorini, L'Albatros Citta di Palestrina, Citta di Tropea, Citta di Vigevano, dhe po ashtu çmimin Mediterranee des lycens në Francë.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania