Buy this product
1500 Lekë

Origjinat e Pushtetit, Pronës, Pasurisë (në Shqipërinë pas-totalitare) ( Published by: Papirus in 2020 )

Author:  Artan Fuga

Ndryshimet shoqërore të analizuara këtu e kanë transformuar vendin në dekadat e fundit. Ato përbëjnë realitetin socio-politik dhe ekonomik në të cilin jeton shqiptari sot. Mirëpo, brezat e ardhshëm do të jenë larg të përjetuarit të këtyre rrethanave të sotme si aktorë dhe spektatorë të kohës sonë. Shpresohet natyrshëm që ata të duan të dinë se nga çfarë horizonti është nisur shoqëria ku do të jetojnë në atë mot. Nëse do të jenë duke jetuar në një shoqëri më të zhvilluar, do të duan të dinë: çfarë kanë përballuar, çfarë gabimesh kanë bërë, çfarë kanë ndërmarrë prindërit ose gjyshërit e tyre, që i hapën udhë një Shqipërie tjetër. Përkundrazi, nëse do të jetojnë në një shoqëri në krizë dhe në rrënim, sikurse nuk e urojmë, atëherë do të shohin këtu dëshminë e gabimeve që paraardhësit e tyre kanë bërë dhe do të duan, jo vetëm t'i korrigjojnë, por, mbi të gjitha, të mos i përsërisin ato. Ky është detyrimi që kam ndjerë për ta! Vetëm ata do ta dinë nëse e kam plotësuar ose jo!

Price: 1500 Lekë
Buy this product
1500 Lekë

Product Details

  • Publisher: Papirus (2020)
  • Published in: 2020
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 3250 0 6
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 758
  • Book dimensions: 148 x 236 x 57 mm

More About the Author

Artan Fuga -

Artan Fuga është anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Diplomuar në filozofi në Universitetin e Tiranës në vitin 1978. Në vitet 1981 - 1997 ka punuar në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike (më vonë Fakulteti i Shkencave Sociale) si pedagog, përgjegjës i sektorit ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania