Blije këtë produkt
1200 Lekë

Orestia ( Botuar nga: Onufri në 2016 )

Përkthyesi:  Ismail Kadare

Në fund të skenës, pallati i Atridëve. Ky është shënimi që duhej të hapte  Orestian , veprën monumentale, të vetmen që kam bërritur e plotë gjer tek ne nga rroposja eskiliane. Shënimi mund të ketë qenë i autorit apo i ndonjë vënë si në skenë të mëvonshëm, kjo s ka rëndësi. Përpara nesh është pallati me tri porta, në çdo njërën prej të cilave do të zhvillohen ngjarje nga më tragjiket që mund të për fytyrojë mendja njerëzore. Nëpër njërën portë do të hyjë duke shkelur mbi qilimin e purpurt mbreti Agamemnon, për të mos dalë më kurrë që andej. Në të njëjtën portë ose në tjetrën do të dalë mbretëresha Klitemnestra me sëpatën e përgjakur, duke u përpjekur të përligjë krimin që porsa ka kryer. Nëpër njërën nga ato porta do të hyjë më pas biri i tyre, Oresti, për të dalë dhe ai, këtë herë me shpatën mëmë vrasëse në njërën dorë dhe në tjetrën me pëlhurën-rrjetë me njolla gjaku të thara, me ndihmën e së cilës nëna e tij ka prerë të atin. Dhe, ashtu si edhe të tjerët, edhe ai do të përligjë përpara botës vrasjen e tij, por ndërkaq do të mbërrijnë erinitë për t ia errësuar gjykimin e për ta kthyer të folurën e tij në një përçart.nPor të gjithë këta s janë veçse  bij e nipër krimesh të vjetra , që prej vitesh kanë gëluar brenda këtij pallati. Muret e tij kanë parë e dëgjuar gjëra të llahtarshme, prej të cilave ne shikojmë vetë maktet e fundit. Vrasje midis vëllezërish përpushtet, gosti makabre, ku të ftuarit i shërbehen si gjellë gjymtyrët e fëmijëve të vet, net makthi të ndërgjegjeve të vrara, mallkime, ankthe dhe parandjenja krimesh të ardhme. Të gjitha këto i mësojmë dale nga dalë nga kori, përpara të cilit shpalosen unazat e fundit të këtij vargori të rëndë. Siç dihet, motivin e kësaj gjëme Eskili e ka nxjerrë nga epet e vjetra gojore, ku flitet për mallkimin që rëndonte mbi pallatin e Pelopidëve (ose Atridëve), ku gjakmarrja fisnore, e gërshetuar me luftën për pushtet, vazhdonte të pillte vrasje pas vrasjesh. Ideja e Eskilit se krimi lind krimin është e nënvizuar në këtë vepër më qartë se kudo. Por trilogjia është e mbushur me motive të tjera të mëdha për luftën dhe përpaqen, për fatkeqësinë që pëson jo vetëm viktima e mundur, por edhe dhunuesi fitimtar, për shpagimin e çdo te primi, për flijimin në emër të ambicies, për marrëdhëniet njeri-shtet, ndërgjegje-nënndërgjegje, detyrë-pasion etj. Ide antitiranike e përshkojnë trilogjinë nga kreu në fund. Herë-herë, lajmi i një vrasjeje në pallat lidhet me shqetësimin se mos po shpallet një tirani e re. Kështu, për shembull, në çastin kur merret vesh mbytja e Agamemnonit, për nga shpeshtia e të folurit dhe e trazimit të brendshëm koriantik i ngjet një grumbulli gazetarësh të sotëm në portat e një ndërtese presidenciale, ku por sa ka ndodhur një grusht shteti.nNjë nga motivet kryesore të veprës është problemi i parësisë së gjakut atëror ose mëmësor. E thjeshtë, në pamjen e parë, kjo ka qenë një nga çështjet themelore, mbi të cilat janë ngritur të gjitha kodet juridike të vjetra e të reja, çështje që ka shkaktuar drama të panumërta mbi rruzullin tokësor.nNë trilogjinë  Orestia pyetja shtrohet saktë dhe prerë: nga rrjedh fisi: nga nëna apo nga babai Hyjnitë e vjetra, erinitë, janë për nënën; të rinjtë, Apoloni e Atena, për atin. E ngel si thotë se kjo është një jehonë e largët e luftës mijë vjeçare midis matriarkatit që po humbte dhe patriarkatit që po fitonte. Por motivi ishte, megjithatë, tepër i vjetër për ta joshur Eskilin, në qoftë se nuk do t i shërbente si bërthamë për ta pasuruar me ide më të reja, si ato që përmendëm më lart, e gjer te motive fare të freskë ta të jetës së vrullshme bashkëkohore, siç ështja e Aeropagut, gjyqit të athinasve, për fuqizimin ose shfuqizimin e të cilit ata ishin në atë kohë në grindje, për aleancën Athinë-Argos etj.nProblemi i  së drejtës , që e përshkon si kryefilltërë krijimtarinë e Eskilit, këtu trajtohet gjerësisht prej tij, si një përplasje gjëmëtare midis të drejtës së vjetër, asaj të erinive e të vetëgjyqësisë gjakmarrëse, që po humbet, dhe një  të drejte të re, asaj të mekanizmit shtetëror.nPor, si çdo vepër e madhe artistike,  Orestia del nga çdo skemë të gjykuari. Dramë e krimit dhe e gjakmarrjes, e anktheve dhe e luftës për pushtet, e ndeshjes dhe e rrëzimit të ligjeve, e ëndrravetë turbullta dhe e parandjenjave, ajo ka të tilla përmasa që me një vrundull të saj anësor është e aftë të përfshijë, për shembull, tërë historinë e luftës së Trojës, madje, në shtrirje kohore dhe hapësinore më të gjerë se ç e gjejmë tek  Iliada dhe tek  Odisea .

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2016)
  • Botuar në: 2016
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-433-94-7
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 216
  • Përmasat e librit: 145 x 220 x 24 mm
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania