Robin Sharma, lideri dhe eksperti i performancës elitare, prezantoi konceptin Klubi 5 e mëngjesit 20 vjet më parë, bazuar në një regjim mëngjesi revolucionar. Ky koncept ka ndihmuar klientët e tij të rrisin produktivitetin e tyre, të bëhen më të shëndetshëm dhe të ruajnë qetësinë shpirtërore në këtë epokë jashtëzakonisht të ndërlikuar.
Në këtë libër revolucionar, punë rigoroze 4-vjeçare e autorit, ju do të zbuloni zakonin e të ngriturit herët, që ka ndihmuar kaq shumë njerëz të arrijnë rezultate të mahnitshme, duke rritur lumturinë, dashamirësinë dhe ndjesinë e të qenit gjallë.
Përmes një historie të këndshme dhe shpesh argëtuese me dy të huaj që takojnë një pasanik ekscentrik, i cili bëhet mentori i tyre i fshehtë, Klubi 5 e Mëngjesit është:
■ një tregues se sa shumë njerëz të mençur në botë e flllojnë mëngjesin e tyre me një metodë të caktuar, për të pasur rezultate mahnitëse;
■ një formulë për t'u zgjuar çdo ditë në 5 të mëngjesit, duke u ndier të frymëzuar, të përqendruar dhe të mbushur plot me energji;
■ një metodë që ju krijon mundësi të keni kohë edhe për të pushuar, edhe për t'u stërvitur, edhe për t'u argëtuar, edhe për t'u rritur individualisht;
■ një praktikë e bazuar në neuroshkencë, që ndihmon në ngritjen shpirtërore, duke ju dhënë kohë të çmuar që të mendoni, të shprehni krijimtarinë tuaj dhe të fllloni ditën në mënyrë paqësore, në vend që të shpejtoni për gjithçka;
■ një libër që nxit besimin tuaj për të arritur më të mirën e për të kapur majat. Nëse i vini synim vetes për t'i realizuar qëllimet e tuaja, mund t'ia dilni!
Një libër që do t'jua ndryshojë jetën përgjithmonë!
Price:
1100 Lekë