Poezia e Petrit Sulaj është fluturim i bukur,
i harmonishëm e i ekuilibruar honeve të pafundësisë, i cili premton zbulimin e mistereve kyçur qiejve metaforike. Flatrat e kësaj poezie i bëjnë vend lexuesit, e mbartin me dashamirësi e shpirtmadhësi gjatë gjithë trajektores së fluturimit. Kthesat befasuese, ngjitjet e rrufeshme, tatëpjetat marramendëse japin drithërima, asnjëherë frikë. Poezia përshkohet nga një sens kërkimi ngjarjesh, sentimentesh, emocionesh të jetuara intensivisht, transformuar në nostalgji rrjedhës së jetës.
Price:
500 Lekë