titleToAlt
Mos e ngatërro asnjehëre inercinë me veprimin". -BENJAMIN FRANKLIN Autobiografia e Benjamin Franklin është titulli tradicional për ditarin e papërfunduar të jetës së tij, shkruar nga vetë ai prej vitit 1771 deri në vitin 1790. Megjithatë, duket se Franklin këtë vepër e ka quajtur Kujtimet e tij. Edhe pse pati një histori të vështirë botimi pas vdekjes së Franklin-it, kjo vepër është bërë një nga shembujt më të famshëm dhe influencues autobiografikë. Rrëfimi i Franklin-it për jetën e tij është i ndarë në katër pjesë që reflektojnë periudhat e ndryshme gjatë të cilave ai i shkroi.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Qëndrimi që mban një shoqëri e caktuar ndaj intelektualëve të saj është domethënës për të gjykuar se në ç’masë kjo shoqëri është demokratike...Vetë natyra kreative e veprimtarisë intelektuale, pavarësisht fushës në të cilën realizohet ajo, presupozon një dimension të gjerë lirie krijuese – artistike ose akademike. Intelektualët e vërtetë nuk e tradhëtojnë veçorinë e sendërtuar në qenien e tyre duke ua nënshtruar mendimin e tyre të lirë, ndërgjegjen dhe veprimtarinë e tyre krijuese kërkesave të punëdhënësit, të padronit ose të konsumatorit të rëndomtë dhe, aq më pak, ideologjisë zyrtare, si ushtarë të bindur të partisë në pushtet.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Të kesh sukses me paranë nuk ka të bëjë medoemos me atë çfarë di, por me mënyrën se si sillesh. Dhe sjellja është e vështirë të mësohet, edhe nga njerëzit vërtet të zgjuar. Paraja - investimi, financat personale dhe vendimet e biznesit -zakonisht mësohet si një fushë e bazuar në matematikë, ku të dhënat dhe formulat na tregojnë saktësisht se çfarë të bëjmë. Megjithatë, në jetën reale njerëzit nuk i marrin vendimet financiare në kompjuter.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Pyetje: Si e mbajmë mendjen në vend ne mjekët? Përgjigjia: Mësojmë të ushqejmë hipokrizinë. E kështu, unë punoja sa më dilte shpirti. Në fillim mësova ta zbusja shqetësimin tim - pishtari që më pati drejtuar rrugën në këtë mision. Pastaj u bëra mjeshtër i kanuneve të mbijetesës profesionale: mos u përfshi - mos lejo që pacientët të kenë shumë rëndësi për ty.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Gënjen kush thotë se moria e punëve e pengon që t'u dedikohet studimeve; shtiret se ka shumë punë, i shton ato, ndërsa punë ka vetëm me veten. Une jam i lirë, Lucilio, jam i lirë dhe kudo që gjendem jam zot i vetes. Unë nuk u dorëzohem punëve, tregohem i gatshëm për to dhe nuk kërkoj justifikime për të humbur kohë. Dhe kudo që të gjendem, kridhem në mendimet e mia dhe meditoj mbi diçka të dobishme. Kur u dedikohem miqve, nuk largohem nga vetja; dhe nuk e shkoj kohën me ata me të cilët më kanë lidhur rrethanat ose ndonjë detyrim prej postit tim.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Nga autori bestseller i New York Times, Mark Manson, vjen një ditar bashkëveprues, bazuar në fenomenin ndërkombëtar, "Arti i brishtë i not giving a f*ck" dhe bestsellerin e New York Times, "Çdo gjë është f*cked", me pyetje dhe njohuri të qarta të paraqitura me zërin e tij të paimitueshëm. Ky ditar, sipas stilit klasik të Mark Manson, nuk është diçka që perdoret "një herë në ditë" apo "një here në javë". Mund ta përdorësh kurdoherë. Ose fare. Lëre dhe ktheju sërish. Ose jo.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Udha Zen 2022
Një eksplorim i thellë i origjinës dhe historisë së Budizmit Zen, nga studiuesi pioner, Alan Watts. Me një kombinim të rrallë të origjinalitetit dhe kthjelltësisë, Watts zbulon parimet kyçe të praktikës Zen dhe si mund të revolucionarizojë jetën tonë të përditshme.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Libri më i shitur i New York Times që u ofron lexuesve një mënyre të re të menduari për motivimin duke hedhur poshtë paradigmat. Shumica e njerëzve besojnë se mënyra më e mirë për të motivuar është shpërblimi me para — qasja e llojit "shpërblim dhe ndeshkim". Ky është një gabim, thotë Daniel H. Pink (autor i librit Të Shesësh është njerëzore: E vërteta befasuese për motivimin e të tjerëve).
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Le të jemi të sinqertë - askush prej nesh nuk ka marrë një manual kur lindëm. Nëse po has vështiresi për të zgjidhur një problem apo për të realizuar një ëndërr, problemi nuk je ti. Nuk është se s'je punëtor, inteligjent, apo i denjë, por nuk ke kultivuar ende besimin kyç që do të ndryshojë gjithçka.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Epikteti lindi skllav rreth vitit 55 e.s në zgjatimet lindore të Perandorisë Romake. Kur u lirua nga skllavëria, ai themeloi një shkollë të filozofisë stoike me shumë influencë, qe theksonte se qeniet njerëzore nuk mund të kenë jetën nën kontroll, në dorën e tyre është vetëm përgjigja ndaj saj.
Price: 700 Lekë
titleToAlt
"Shkurtësia e jetës" është një ese morale e shkruar nga filozofi stoik romak Seneka në vitin 49 të erës sonë. Është hartuar në formën e një letre, të cilën Seneka ia drejton vjehrrit të tij, Paolinos. Autori vë në dukje se njerëzit e shpërdorojnë pjesën më të madhe të kohës me aktivitete të pakuptimta. Nga njëra anë, natyra i jep njeriut kohë të mjaftueshme për të realizuar gjëra te rëndësishme.
Price: 700 monedha
titleToAlt
"Nuk ekziston diçka e tillë si "t'ia dalësh". Sado para të mbledhësh, sado famë të arrish, apo sado sukses të provosh, do të ketë gjithmonë më tepër mundime, drama, pengesa. Synimi nuk është thjesht të jesh i suksesshëm, është të mësosh si të ruash atë suskses. Një aftësi kjo që m'u desh ta mësoja me vështirësi".
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Përse dhimbja e kokës na vazhdon pasi kemi pirë nje aspirinë të lirë, e megjithatë pushon pasi kemi pirë një të shtrenjtë? Përse shpenzojmë me tepri per një vakt te bollshëm, por presim kupona me gërshere për të kursyer për një supë të konservuar? Përse e mbushim për herë tëdytë pjatën në një bufe ku mund te hash pa limit, edhe kurstomakun e kemi plot? Kur vjen puna te vendimmarrja ne jetën tonë, mendojmë se kemi kontroll. Mendojmë se po bejmë zgjedhje te zgjuara dhe racionale. Por sa e vertetë është kjo?
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
"Edhe me këtë libër, Rajan Hollidei u krijon mundësi lexuesve të sfidojnë vetveten, teksa i përball me çështje të ndërlikuara të epokës sonë. Çdo lexues do të zbulojë të vërteta që janë domethënëse për jetën. Egoja mund të bëhet armikja jonë, nëse nuk jemi të armatosur me trajtesa paralajmëruese për historinë, filozofinë dhe shkrimet e shenjta. Më shumë se një mijë vjet më parë, Shën Agustinit i thanë: 'Merre dhe lexoje!'; nëse nuk veproni kështu, do të lejoni armikun t'ju shkaktojnë dëshpërim." — DR. DREW PINSKY, drejtues i programeve "Dr. Drew On Call" dhe "Loveline"
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Kozmologu me famë botërore dhe autori bestseller nr. 1 i librit Një histori e shkurtër e kohës, na jep mendimet e tij të fundit mbi pyetjet më të mëdha për universin, në këtë vepër të shkëlqyer të publikuar pas vdekjes së tij. Si u krijua universi? A do të mbijetojë njerëzimi në planetin tokë? A ekziston jetë inteligjente përtej sistemit tonë diellor? A mund të na e kalojë ndonjëherë në zgjuarsi inteligjenca artificiale? Përgjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Stephen Hawking e zgjeroi kuptimin tonë për universin dhe zbuloi disa nga misteret më të mëdha të tij. Por edhe pse puna e tij teorike mbi vrimat e zeza, kohën imagjinare dhe universet e shumëfishtë ia çoi mendjen në pikat më të largëta të hapësirës, Hawking besonte se shkenca luan një rol themelor në ndreqjen e problemeve këtu në tokë. Dhe tani, ndërsa përballemi me ndryshime shkatërrimtare – përfshi ndryshimin e klimës, kërcënimin e luftës bërthamore dhe zhvillimin e super-inteligjencës artificiale – Stephen Hawking e kthen vëmendjen te çështjet më urgjente për njerëzimin. Gjithëpërfshirës, stimulues nga ana intelektuale, i argumentuar me pasion dhe i mbushur me humorin e tij karakteristik, PËRGJIGJE TË SHKURTRA PËR PYETJET MADHORE, libri i fundit i një prej mendjeve më të mëdha të historisë, është një këndvështrim personal mbi sfidat me të cilat përballemi ne si racë njerëzore dhe se ku ne, si planet, do të shkojmë më tej.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Historia e vërtetë se si një burrë i jashtëzakonshëm nga një cep i largët i botës, krijoi një perandori e cila do ta udhëhiqte botën drejt epokës moderne Ushtria mongole e udhëhequr nga Genghis Khan nënshtroi më shumë toka dhe njerëz në njëzetepesë vite, sesa romakët në katërqind vite. Në pothuajse çdo shtet që mongolët pushtonin, ata sillnin një rritje të paprecedentë të komunikimit kulturor, zgjeronin tregtinë, dhe lulëzonin qytetërimin. Shumë herë më progresiv se udhëheqësit e tjerë europianë apo aziatikë, Genghis Khan hoqi torturën, mundësoi liri fetare universale dhe shkatërroi sistemet feudale të privilegjeve aristokratike. Që nga ngjitja e tij përmes kulturës fisnore, e deri te lulëzimi i qytetërimit që solli perandoria mongole, kjo vepër e shkëlqyer revizionizmi historik, nuk është asgjë më pak se historia epike se si u krijua bota moderne.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Ata që përkrahën globalizimin, dikur premtuan një botë të mbushur me fitues, një botë në të cilën tregtia e lirë do të vinte në lëvizje të gjitha anijet e botës, dhe e majta dhe e djathta ekstreme do t’u hapnin rrugën vlerave liberale të përqafuara universalisht. Vitet e fundit e kanë thyer këtë fantazi, pasi ata që kanë paguar çmimin për fitimet nga globalizmi, u janë drejtuar politikanëve populistë dhe nacionalistë për t’i shprehur zemërimin politikës, medias dhe elitës së korporatave, të cilët ata i fajësojnë për humbjet e tyre. Shtetet e Bashkuara zgjodhën një president proteksionist kundër emigracionit, i cili premtoi se do të “vendoste Amerikën në vend të parë” dhe u ktheu shpinën aleancave dhe traktateve. Në Europë, partitë politike anti-establishment fituan një popullaritet që nuk ishte parë prej dekadash. Mbretëria e Bashkuar votoi të largohej nga Bashkimi Europian. Dhe siç tregon Ian Bremmer në këtë libër që të hap sytë, populizmi po përhapet ende. Globalizmi krijon plot fitues dhe humbës, dhe ata që nuk kanë fituar gjë duan ta korrigjojnë këtë. Ata kanë parë të ardhmëritë e tyre të vjetrohen. Ata dëgjojnë zëra të rinj dhe shohin fytyra të reja që i mbështesin. Ata ndiejnë kulturën e tyre që ndryshon. Ata nuk besojnë në atë çfarë lexojnë. Ata kanë filluar ta kuptojnë botën si një betejë për të ardhmen e cila na vendos në konflikt “ne” kundër “atyre”. Bremmer vë në dukje dallgën tjetër të populizmit global, atë që godet kombet në zhvillim përpara se ata të zhvillohen plotësisht. Ashtu si në Europë dhe në Amerikë, qytetarët duan siguri dhe mirëqenie, dhe po ndihen gjithnjë e më të zhgënjyer me qeveritë të cilat nuk janë të afta t’ua mundësojnë këto. Për të mbrojtur veten, shumë qeveri ndërtojnë mure, si dixhitale, ashtu dhe fizike. Për shembull... - Në Brazil dhe në shtete të tjera që po zhvillohen shpejt, qytetarët krijojnë trazira kur pritshmëritë më të larta për një qeveri më të mirë nuk përmbushen – disfavori që vjen nga sukseset e qeverive në nxjerrjen e miliona njerëzve nga varfëria. - Në Meksikë, Afrikën e Jugut, Turqi, Indonezi, Egjipt dhe shtete të tjera në zhvillim, zhgënjimi i popullit me qeverinë është në rritje dhe po bëhen gati të luftojnë. - Në Kinë, ku dijenia për pabarazinë është gjithnjë në rritje, shteti po ndërton një sistem i cili përdor të dhënat që japin qytetarët për të përmbajtur kërkesën e ardhshme për ndryshim. - Në Indi, mjetet që tani përdoren për të mundësuar shërbime bazike për njerëzit që nuk i kanë pasur ndonjëherë, një ditë mund të shfrytëzohen për të shtrënguar kontrollin e partisë sunduese mbi pushtetin. Kur qeniet njerëzore ndihen të kërcënuara, ato e identifikojnë rrezikun dhe kërkojnë për aleatë. Ne përdorim armikun, të vërtetë ose imagjinar, për të mbledhur miq në anën tonë. Ky libër flet për mënyrat se si njerëzit do t’i interpretojnë këto kërcënime si luftë për mbijetesë. Flet për muret që qeveritë ndërtojnë për të mbrojtur ata që janë brenda nga ata që janë jashtë, si dhe për të mbrojtur shtetin nga qytetarët e tyre. Dhe flet se ç’mund të bëjmë ne për këtë.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Në një administratë që nuk njihet për qetësinë e saj, asnjë kometë nuk u ngjit më lartë, nuk ndriti më shumë, dhe nuk u fik në mënyrë më spektakolare sesa Anthony Scaramucci. Për njëmbëdhjetë ditë (jo dhjetë, siç është raportuar gjerësisht, dhe këtë ai do t'ia thotë cilitdo që është i gatshëm të dëgjojë), ai drejtoi departamentin më të rëndësishëm të komunikimeve në të gjithë botën, atë të Shtëpisë së Bardhë. Në fund të qëndrimit të tij të shkurtër - disa prej ditëve më kaotike dhe formuese të administratës Trump - nga një përfaqësues i presidentit për mediat televizive dhe radiot që njihej pak, ai u bë i njohur nga të gjithë njerëzit me emrin "Mooch". Ngjitja dhe rënia e Mooch-it, që tërhoqi vëmendjen e kombit, u shpalos si një dramë Shekspiriane me regjisor Martin Scorsese-n. Në zërin e tij të paimitueshëm, Anthony zbulon detajet pikante pas qëndrimit të tij të stuhishëm si drejtor i komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë. Ai i tregon të gjitha dhe nuk i kursen ndjenjat askujt - përfshi njerëzve më të pushtetshëm të vendit. Nëse lëvizjet politike kuptohen më mirë përmes jetës së dikujt, atëherë nuk ka jetë më të mirë se ajo e Mooch-it, për të treguar ngjitjen e Donald Trump-it në Amerikë. Nga një shpërndarës i gazetës Neivsday të Long Island-it, me shpërndarjen më të madhe në Port VVashington, te Mjeshtër i Universit, siç i përshkruante njerëzit si puna e tij autori Tom Wolfe në librin Bonfire of the Vanities, jeta e Anthony-t ka qenë mishërim i Endrrës Amerikane. Megjithatë, ai e ka pranuar dhe vetë se u përfshi kaq shumë në karrierën dhe jetën dinamike, saqë harroi rrënjët e tij të klasës punëtore. Ai nuk ishte i vetmi që e shpërfilli këtë klasë. Lagje si ajo ku u rrit kishte në të gjithë vendin, të mbushura me njerëz që kishin humbur optimizmin, që ishin të papunë, ose që paguheshin pak, e që shpërfilleshin nga elitat dhe politikanët - derisa erdhi Donald Trump. Vetëm kur iu bashkua fushatës Donald Trump për President, si përfaqësues për median dhe këshilltar ekonomik, iu hapën sytë ndaj gjendjes së vështirë të klasës së mesme. U desh një ndërtues miliarder që jetonte në një kullë në Fifth Avenue, që t'i tregonte se çfarë i ldshte ndodhur lagjes në të cilën ai ishte rritur, dhe komuniteteve të ngjashme në mbarë Amerikën. Ishte ai momenti kur Anthony kuptoi se Donald Trump dhe politikat e tij ekonomike, ishin shansi më i mirë për të ardhmen e vendit. Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Pse e bëni atë që bëni? Pse disa njerëz dhe organizata janë më novatorë, më influencues dhe më fitim-prurës se të tjerët? Pse disa krijojnë besni-këri më të madhe, si te klientët, ashtu dhe te punonjësit? Madje dhe midis të sukses-shmëve, pse disa prej tyre arrijnë të kenë vazhdimisht sukses? Njerëz si Martin Luther King Jr., Steve Jobs, dhe vëllezërit ëright, mund të kenë pak gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin, por të gjithë e kanë filluar me pse. Aftësia e natyrshme e tyre për të filluar me pse, u mundësoi të frymëzonin njerëzit që i rrethonin, si dhe të arrinin gjëra të jashtëzakonshme. Ndërsa studionte liderët që kanë pasur ndikimin më të madh në botë, Simon Sinek zbuloi se ata mendojnë, veprojnë dhe komunikojnë në të njëjtën mënyrë – dhe kjo është krejt e kundërta e asaj që bën kushdo tjetër. Këtë ide të rëndësishme Sinek e quan Rrethi i Artë, dhe paraqet një strukturë mbi të cilën mund të ndërtohen organizata, mund të udhëhiqen lëvizje, dhe mund të frymëzohen njerëz. Dhe e gjitha fillon me PSE. Cilado organizatë mund ta shpjegojë se çfarë bën; disa prej tyre mund edhe të shpjegojnë si e bëjnë; por shumë pak mund të artikulojnë me qartësi pse. PSE-ja nuk ka të bëjë me paratë ose fitimin – këto janë gjithmonë rezultate. Pse ekziston organizata juaj? Pse i bën ato gjëra që bën? Pse klientët blejnë nga një kompani e caktuar? Pse njerëzit janë besnikë ndaj disa liderëve, dhe jo ndaj të tjerëve?
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ne këtë vepër fuqidhënëse dhe të pabotuar kurrë më parë, autori legjendar për zhvillimin personal, Napoleon Hill, ndan parimet e tij të suksesit, një seri zakonesh dhe mendësish të cilat ju japin themelet për një sukses që ju ndryshon jetën.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Robin Sharma është një nga folësit profesionistë më të njohur në Amerikë dhe një yll në lindje në fushën e lidershipit dhe të përmisimit të jetës duke pasur audienca prej deri në 10 000 veta në seminarët e tij .Ai drejton një kompani të vetën të zhvillimit të lidershipit, Sharma Lidership International , dhe ka ndarë platformat e fjalimeve me persona të tillë si : Bill Clinton ,Deepak Chopra ,Richard Carlson dhe Dr. John Gray. Librat e Sharma-s , si “Murgu që shiti Ferrarin “ dhe “Udhërrëfyesi i madhëdhtisë “, kanë qenë në majat e listave të bestseller-ëve në të gjithë botën dhe janë shitur në miliona kopje në më shumë se 70 gjuhë.
Price: 500 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania