titleToAlt
Superlibri i klasës së parë përmban ushtrime të larmishme, teste, projekte dhe detyra portofoli, të cilat trajtojnë në një mënyrë të re njohuritë e marra në shkollë, në lëndët: Abetare, Matematikë, Dituri natyre, Edukim për shoqërinë dhe Gjuhë angleze.
Price: 850 Lekë
titleToAlt
Historia e Shqipërise përshkohet nga mite dhe tregime mitologjike që shpesh iu shërbejnë qëllimeve politike, që nga përshkrimi i "themeluesit legjendar të kombit", Skënderbeut e deri te bëmat e UQK-së në luftën e kohëve te fundit në Kosovë. Shkrimet, në librin Identitete shqiptare, nga një" grup studiuesish të kombësive dhe disiplinave te ndryshme, si edhe nga specialist jo-akademikë, zbërthejnë mitet mbizotëruese politike apo historiografike rreth të kaluarës dhe të tashmes së Shqipërisë, duke hedhur dritë mbi mënyrat se si mitet shqiptare kanë filluar të justifikojnë dhe të drejtojnë dhunën, të mbështesin pushtetin politik dhe të ushqejnë kohezionin e brendshëm. Libri Identitete Shqiptare fuqinë, që kanë akoma mitet edhe sot, pasi ato proçeset politike dhe shoqërore në Shqipërinë pas-totalitare, të goditur nga kriza.
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
The authors of this volume have not worked in conjunction. Widely separated, engaged on other duties, and pressed for time, we have had no opportunity for interchange of views. Each must be held responsible, therefore, for his own section alone. If there be any discrepancies in our writings (it is not unlikely in so disputed a field of history} we can only regret an unfortunate result of the circumstances. Owing to rapid change in the relations of our country to the several Balkan peoples, the tone of a section written earlier may differ from that of another written later. It may be well to state that the sections on Serbia and Bulgaria were finished before the decisive Balkan developments of the past two months Those on Greece and Rumania represent only a little later stage of the evolution. That on Turkey, compiled between one mission abroad and another, was the latest to be finished.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Paketa gjuha shqipe dhe kultura shqiptare I përmban: librin e nxënësit, fletoren e punës, fjalorin me figura, antologjinë me pjesë të zgjedhura shko dallëndyshe. Librin e mësuesit dhe librin digjital mund t'i gjeni online.
Price: 1690 Lekë
titleToAlt
Në këtë botim përfshihen kontributet shkencore që iu paraqitën konferencës ndërkombëtare Letrat shqipe dhe gjuhët e tjera të letërsisë shqiptare” që u zhvillua më 9 nëntor 2015; organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore e Albanologjike. Në konferencë merrnin pjesë studiues të njohur nga universitetet e vendit, personalitete shkencore nga Kosova, Maqedonia, Italia, Greqia e Rumania, njerëz të letrave. Duke qenë e para konferencë që pati në qendër si problem të historiografisë letrare një problem të parrahur, punimet e saj zgjuan interesin e një rrethi të gjerë studiuesish që me kumtesat dhe diskutimet e tyre hodhën dritë në aspekte të ndryshme të raportit të letrave shqipe me gjuhët e tjera. Në referatin e mbajtur nga akad. Floresha Dado dhe në 20 kumtesat e paraqitura nga studiues të njohur u ndriçuan disa pamje të qëndrueshme të pranisë dhe të rolit të gjuhëve të tjera në procesin historik të zhvillimit të letërsisë shqiptare, e cila lindi si literaturë autorësh shqiptarë në gjuhët e mëdha të liturgjisë dhe të komunikimit, në latinisht më së pari, duke përgatitur ardhjen e letërsisë në gjuhën amtare si dhe kalimin nga një fazë që është objekt historishkrimi të shqipes, në fazën e mëvetësimit të letërsisë si krijim subjektiv artistik, dallim që nuk mund të mos kihet parasysh nga historiografia letrare. Trajtimi i çështjeve të tilla, si ai i autorëve që patën shkruar dhe shkruajnë në gjuhën e tjetrit, u hap një perspektivë të re studimeve në këtë fushë të identifikimit të kontributeve të autorëve shqiptarë në kulturat e tjera, por dhe si problem teknik i ballafaqimit të kodeve gjuhësore dhe poetike dhe i nivelit të komunikimit e receptimit nga lexuesi i huaj dhe nga lexuesi shqiptar në rastin e përkthimit të tyre shqip, si dhe i vendit të tyre në sistemin e letërsisë shqiptare. Debati rreth përmbajtjes së termit letërsi shqipe dhe letërsi shqiptare dhe i dallimit midis tyre, shtroi një pyetje që kërkon një përgjigje e trajtim shkencor, si dhe çështje e teza të tjera që u shtruan në kumtesat e diskutimet e pjesëmarrësve. Problemi që pati objekt konferenca është një problem kompleks historiko-letrar, teorik por dhe praktik dhe kërkon një qasje ndërdisiplinore. Si i tillë ai meriton vëmendjen jo vetëm të institucioneve shkencore akademike, përfshirë edhe institucionin e kritikës, por dhe të vetë shtetit, të ndërtimit të një programi kombëtar të përkthimit në gjuhë të tjera të letërsisë shqipe, si pjesë e një politike kulturore për identifikimin e vetes në bashkësinë e madhe të popujve.
Price: 800 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania