titleToAlt
"Që nga 16 maji 2007, isha vetëm. Nuk kisha më lidhje hierarkike. Sigurisht, ishte populli francez, por forca e tij kolektive nuk shprehet në vendimmarrjet e përditshme apo në emërimet që duhen bërë. Kisha një ekip, keshilltarë, miq, vizitorë të mbrëmjeve, por isha i vetëm për të marrë vendimin përfundimtar dhe për të marrë përsiper pasojat. Kjo ishte ndjesia e parë që më pushtoi pasi përcolla Zhak Shirakun në makinën e tij dhe hyra në zyrën presidenciale, që ishte bërë imja për pesë vitet e ardhshme. Qëndrova aty vetëm disa çaste. Do të kisha dashur që ai moment të zgjaste më shumë, me gjithë kufizimet protokollare të asaj dite të parë. Zura vend pas tryezës që kishte qenë e gjeneralit de Gol dhe që Zhak Shiraku porsa ma kishte lënë mua. E kisha parë kaq shpesh në atë vend. Mendova se sa e çuditshme ishte situata. Sa e kisha dashur, shpresuar, ëndërruar! Tani, ja ku isha. Çfarë duhej të bëja për të mos i zhgënjyer gjithë ata francezë që sapo më kishin dhënë besimin e tyre? Çfarë më priste? Nuk kisha më asnjë njeri kujt t'i drejtohesha. Mbylla sytë. Papritur, pesha e rëndë dhe, sidomos, vetmia tipike e postit po më binin mbi supe. Dukej sikur ato kishin qenë aty, në zyrën presidenciale, shumë më përpara ardhjes sime, dhe une i kisha marrë përsiper duke hyrë aty.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Falë forcës dhe poetikës se penelit të tij, Gamonti ka arritur të sjellë të gjallë shpirtin e një prej personazheve më të paharrueshme të letërsisë së shekullit të kaluar, me një interpretim sa besnik, aq dhe origjinal e inovativ.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Kritikja e njohur kulturore, bell books, ofron një vizion mikpritës dhe me zemër të hapur mbi gjininë, seksualitetin dhe shoqërinë, në një volum frymëzues dhe të aksesueshëm për publikun. Nëpërmjet një stili angazhues dhe provokues, bell books na paraqet një teori popullore të feminizmit të bazuar në sensin praktik dhe mençurinë e eksperiencës.
Price: 600 Lekë
titleToAlt
"Një legjendë, po çfarë është një legjendë? Në fund të fundit, unë besoj se kam qenë një krijisë njerëzore e vërtetë.".
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
'E keqja lind nga paaftësia për të menduar. E keqja e sfidon mendimin, sepse sapo mendimi përpiqet të merret me të keqen dhe të shqyrtojë premisat e parimet nga ajo buron, mendimi mbetet i zhgënjyer sepse nuk gjen asgjë në të. Ky është banaliteti i së keqes.'
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Në vëllimin e parë, kaq shumë të pritur, drithërues, të memuarit të tij presidencial, Barak Obama rrëfen historinë e odisesë së tij të pamendueshme, nga koha kur ishte djalosh që kërkonte të gjente veten, deri kur u bë udhëheqësi i botës së lirë, duke përshkruar, me detaje tejet personale, si edukimin e tij politik, ashtu edhe momente të shënuara të mandatit të tij të parë të presidencës së tij historike - një kohë ndryshimesh dhe turbullirash dramatike. Obama i tërheq lexuesit në një udhëtim marramendës që nga aspiratat e tij më të hershme politike, tek pika e rëndësishme e kthesës, fitorja e vyer në asambletë zgjedhore në Ajova, që tregoi fuqinë e aktivizmit kokë më kokë me njerëzit, tek nata vendimtare e 4 nëntorit 2008, kur u zgjodh Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu i pari afro-amerikan që merrte postin më të lartë të vendit. Duke reflektuar për presidencën e tij, ai ofron një shqyrtim të veçantë dhe të thellë si të fuqisë mahnitëse të Presidentit, ashtu edhe të kufizimeve të saj, si dhe vëzhgime autentike të dinamikave të politikës partiake të Shteteve të Bashkuara dhe diplomacisë botërore. Obama i fut lexuesit në Zyrën Ovale, në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, i merr me vete në Moskë, Kajro, Pekin e përtej. Ne na besohen mendimet e tij personale, ndërkohë që ngre kabinetin e tij, kur përballet me një krizë globale fmanciare, kur krijon gjykimin e tij për Vladimir Putinin, kur, përkundër shanseve të pamundura, arriti miratimin e Aktit për Kujdesin Shëndetësor të Përballueshëm, kur përplaset me gjeneralët mbi strategjinë e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, kur merret me reformën për Uoll Stritin, kur i përgjigjet shpërthimit shkatërrues të sondës Deepwater Horizon, apo kur autorizon Operacionin "Shtiza e Neptunit", që solli vdekjen e Osama bin Ladenit.
Price: 3000 Lekë
titleToAlt
Vepra 1 2017
Arbër Xhaferi është si një udhëkryq, që i bashkon rrugët shqiptare per të rindarë drejtimet e të menduarit mbi të shkuarën, të sotëmen e të ardhmen e shqiptarizmës, dhe mbase është po ashtu, i vetmi mes të shquarve të gjindjes sonë, që as nuk është lëvduar ndonjëherë aq sa e meriton, po as nuk është gjuajtur ndonjëherë me gure sig \mmk e meritori. Duket sikur të gjithë pajtohen me qënien e tìj në një pozicion si të ndërmjetëm mes të gjithëve e shumëçkaje, personazh me një status krejt unikal, i cili i ka lejuar vetes të synojë sintezën e shumëlakmuar po asnjëherëmbërritur të Shqipëriberjes, duke u marrë njëkohësisht edhe me histori, edhe me filozofi, eshe me kritikë, edhe me politikë, edhe me diplomaci, e gjithëhere duke ruajtur një distance higjenike nga të gjithë lëvruesit shqipfolës të këtyre lëmeve, ku ai ka parapëlqyer të bëjë rolin e bletes së urtë nektarëmbledhëse, pa u ndalur kurrë të bëjë grenxën e zhurmshme që pickon për t'u imponuar. Edi Rama Shkrimet dhe prononcimet e Arbenit kane pas influncë të madhe dhe shpesh kanë ngjall debate dhe polemika, te cilave ai nuk i ikte sepse besonte se shoqëria nuk mund të lëvizë dhe të zhvillohet pa konfrontime dhe konkurencë mendimesh. Por ndihej nevoja që ato të ribotohen të përmbledhura për të kuptuar më mirë terësinë, shtresimet dhe peshën e jashtëzakonshme jo vetëm politike të mendimit të tij. Shkelzen Maliqi
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Vepra 2 2017

Vepra 3 2017

Vepra 4 2017

Vepra 5 2017

Në këtë vepër klasike të historisë së krahasuar dhe të shkencave politike,Barrington Moore, Jr. analizon çështjen se përse disa vende ecën dhe u zhvilluan drejt demokracisë , ndërsa disa të tjerë shkuan drejt fashizmit ose diktaturave komuniste .Ai analizon rolin politik që kanë luajtur klasat e larta feudale dhe fshatarësia në shndërrimin e shoqërive thelbësisht agrare në shoqëri të industrializuara. “Moore –i arrin atë që shumë historian ëndërrojnë të bëjnë ; ai zbulon të vërteta të përgjithshme në rrethana të veçanta historike . Duke përdorur një numër të madh teorish dhe shpjegimesh ,ka mundur të shkruajë një vepër me përmbajtje te thellë e të pasur mbi forcat që kanë shenjuar epokën tone të trazuar.” New Republic “Barrington Moore Jr. , në këtë libër voluminoz dhe tepër të argumentuar ,ndërmerr përvijimin e hartës së rrugëve historike nga kanë kaluar kombet e mëdha të Perëndimit dhe të Lindjes , për të arritur deri ne fazën e shoqërive modern e të industrializuara … Libri i tij është një pike referimi për historinë e krahasuar dhe një sfidë për studiuesit e të gjitha vendeve , që përpiqen të mesojnë se si arritëm këtu ku jemi sot .” C.Vann Woodward , Yale Review “Gjatë gjithë librit gjejmë të pranishme një ndjenjë , e cila është sipërane , e veçantë dhe e përshkruar nga dhuntia më e rrallë , nga ndjenja e thellë për realitetin njerëzor … Ky liber do të ndikojë breza të tërë historianësh të rinj amerikanë dhe do t’i udhëheqë të shqyrtojnë ato problematika që kanë përmbajtje më të madhe .” New York Times Book Review Barrington Moore Jr. , është një studiues i nivelit të lartë në Qendrën Kërkimore Ruse ne Universitetin e Harvardit . Mes të tjerave, është autor i veprës Analiza mbi shkaqet e mjerimit njerëzor dhe disa propozime si t’i shmangim ato .
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Vlerësimi i botimit të parë të librit "Organizatat Ndërkombëtare": "Një vlerë e shtuar shumë e nevojshme në fushën e organizatave ndërkombëtare. lan Hurd hulumton teoritë kyçe dhe çështjet praktike të organizatave ndërkombëtare me një shkrim të qartë, përfshirës dhe tërësor." Jon Pevehouse, University of Wisconsin "Kjo hyrje e shkëlqyer në organizatat ndërkombëtare e një prej studiuesve të rinj më premtues të kësaj fushe është tekst themelor për çdo kurs të institucioneve ndërkombëtare; ai është lehtësisht i kuptueshëm, gjithëpërfshirës në mbulimin e organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare dhe i mirë-strukturuar sipas detyrimeve që lindin për shtetet prej traktateve themeluese të organizatave ndërkombëtare, respektimin në praktikë të këtyre detyrimeve nga shtetet dhe aftësisë së organizatave ndërkombëtare për të imponuar respektimin e rregullave të tyre." Ulrich Sedelmeier, Lektor Senior i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, London School of Economics and Political Science. Botimi i dytë i këtij teksti universitar të rëndësishëm është plotësuar me shumë materiale të reja, përfshirë seksione të reja për teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, NATO-n, Bashkimin Europian, marrëveshjet flnanciare të Euro-Zonës dhe raste të reja studimore. Ndryshe nga tekstet e tjera të kësaj fushe, Ian Hurd i çon lexuesit pas kuintave të organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, duke i ftuar të shtrojnë pyetje si: Cilat janë detyrimet ligjore që u japin organizatave ndërkombëtare pushtet në arenën ndërkombëtare? Si e garantojnë organizatat ndërkombëtare bindjen e anëtarëve dhe respektimin e rregullave të tyre? Si i imponojnë rregullat e tyre organizatat ndërkombëtare? Hurd i shqyrton këto çështje përmes analizës në thellësi të rasteve studimore nga organizatat ndërkombëtare më të rëndësishme të botës, që shtrihen gjatë gjithë kapitullit. Kjo u mundëson studentëve të lidhin teoritë themelore të organizatave ndërkombëtare me të drejtën, praktikën dhe filozofinë e organizatave ndërkombëtare më të mëdha, përfshire :Organization Botërore të Tregtisë, Fondin Monetar Ndërkombëtar ,Bankën Botërore ,Kombet e Bashkuara ,Organizatën Ndërkombëtare të Punës ,Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë , Gjykatën Ndërkombëtare Penale ,Bashkimin Europian , Bashkimin e Kombeve të Azisë Juglindore ,Bashkimin Afrikan. I shkruar me saktësi dhe tërheqës, i pasuruar me seksione pyetjesh, shtojca ligjore dhe sugjerime për lexime të mëtejshme në çdo kapitull, ky tekst është një lexim themelor për të gjithë studentët që ndjekin kurset e organizatave ndërkombëtare dhe qeverisjes globale.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Me këtë botim synohet të analizohen dhe të paraqiten në një mënyrë të përmbledhur zhvillimet më të spikatura të jurisprudencës së GJEDNJ në lidhje me nenin 8 të Konventës që ka të bëjë me të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Price: 900 Lekë
titleToAlt
“Në pritje të një bebeje”, është një guidë e plotë mbi shtatzëninë dhe problemet e saj. Libri është ndërtuar në formën e pyetjeve e përgjigjeve, të cilat sqarojne të gjitha dyshimet e të panjohurat që prindërit e ardhshëm kanë nevojë të dijnë, për të jetuar shtatzëninë në mënyrën e duhur dhe për të përgatitur sa më mire e me qetësi ardhjen e bebes së tyre.
Price: 2500 Lekë
titleToAlt
Çfarë është e vërteta? Nga e di unë, se kush jam unë? Përse duhet të jem i mirë? Libra mbi filozofinë ka shumë. Por libri i Richard David Precht: "Kush jam unë? Dhe nëse po, sa shumë?" është krejt i ndryshëm nga librat e tjerë prezantues të filozofisë. Askush më parë nuk ka mundur ta orientojë lexuesin drejt çështjeve të mëdha filozofike, plot dije të pasura, kompetencë dhe njëkohësisht në mënyrë kaq tërheqëse dhe elegante. Një rrugëtim i pakrahasueshëm në tërësinë e parrokshme të dijeve tona mbi njerëzimin. Duke e nisur me hulumtimin e trurit për të ecur më tej me psikologjinë dhe filozofinë, Precht na përcjell në këtë rrugëtim njohuritë më të fundit në këto fusha. Si një mozaik përçohet kështu hap pas hapi një figurë e mahnitshme, pikërisht ajo që shkencat e ndryshme kanë krijuar sot mbi njeriun. Një rrugëtim zbulues drejt vetvetes: i zgjuar, plot humor dhe zbavitës! Libri i Precht-it bën një prezantim të gjerë të fushave nga më të ndryshmet dhe është një ndihmë orientuese e pashembullt në tërësinë e parrokshme të dijes sonë njerëzore:një ftesë për të reflektuar këndshëm, si në një lojë - mbi aventurën jetë dhe mundësitë e saj!
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Më 16 shtator 1977, Maria Callas dha shpirt në Paris nga një infarkt në zemër. Gruan që gjithë bota e njohu si Hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi. Alfonso Signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidherime të një gruaje unike, 30 vjet pas vdekjes së saj. Adhurimi për Callas-in e ka bërë autorin të kërkojë me kureshtje dhe dashuri mes qindra letrave me autografe, që Hyjnorja i shkruante në fillim në një kopje, para se t'ua niste miqve të saj më të afërm, dhe në shumë raste, vetes së saj në formën e një ditari personal. Mbështetur në këto materiale me rëndësi të veçantë dhe të pabotuara më parë, Signorini ka rrezikuar duke braktisur rrugën e zakonshme për shkrimin e një biografie, ndërsa ndërton jetën e këngëtares legjendare nëpërmjet letërkëmbimeve të saj emocionuese. Dhc ia del të shkruajë një roman drithërues, ku bashkë me Callas-in marrin jetë edhe ikonat e pavdekshme, si Marilyn Monroe, Grace Kelly, Marlene Dietrich... Suksesi i madh artistik i Maria Callas-it u shoqërua gjithmonë nga një jetë privatc e pafat. Një nga plagët e saj më të dhimbshme ishte raporti i vështirë me Aristotele Onassis-in. Një dashuri si në përralla, e stuhishme dhe e sëmurë, që shpejt u përball me ndërtuesin e paskrupullt të anijeve, me të cilin Maria pati edhe një fëmijë, që çifti e mbajti gjithmonë sekret. "Tepër krenare, tepër e brishtë" tregon një histori tragjike të dashurisë dhe vdckjes, shpesh e shënuar nga prani turbulluese dhe të padukshme, që marrin jetë për herë të parë në faqet e këtij libri. Një roman pasionant, ku Callas-i herë-herë merr pamjen e heroinave të saj, atyre që përgjatë gjithë jetës artistike iu dha zë, shpirt dhe ndjenja.
Price: 1100 Lekë
titleToAlt
Ky libër është lexim i detyrueshëm për këdo që është i interesuar ta dijë se si t'i qaset në mënyrën më të efektshme transferimit të pronësisë në një kompani dhe të përgatisë një tranzicion të suksesshëm, si për aksionerët ashtu edhe për firmën. Autori përdor gjithë përvojën e tij ndërkombëtare për t'i ndihmuar pronarët në këtë periudhë të jetës dhe të karrierës së tyre, për t'i peshuar mirë të gjitha çështjet e përfshira. Libri është i pasur në shembuj dhe me këshilla praktike mbi mënyrat si të kapet kufiri më i lartë i të ardhurave të transaksionit dhe se si të kristalizohet vlera.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Biografia e plotë e yllit më të dashur të filmave Amerikanë. E gjithë bota e adhuron për buzëqeshjen e saj rrëzëllitëse dhe mënyrën se si i jep dritë ekranit me filma si "Erin Brokoviç", "Buzëqeshja Mona Liza" dhe sigurisht, "Gruaja e Bukur". Por deri më sot gazetat sensacionale kanë botuar vetëm copëza nga jeta e vërtetë e Xhulia Robertsit. Biografi i njohur Xhejms Spada ka krijuar një portret të pasur dhe të hulumtuar deri në hollësi të Xhulias si aktore dhe si grua. Spada ka rrëmuar deri në zanafillën e prindërve të Xhulias në Xhorxhia për të nxjerrë në dritë të dhëna që të lënë me gojë hapur për prejardhjen e saj nga një familje e çrregullt, për fëmijërinë e saj të trazuar dhe jetën e hershme dashurore. Zbulimet që ka bërë mund të shpjegojnë arsyen se përse Xhulia i kaloi të njëzetat dhe fillimin e të tridhjetave duke u dashuruar pas një aktori në çdo film ku ka luajtur.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Për shekuj me radhë, në gojëdhëna, libra, besime dhe filozofi janë zbuluar copëza të një Sekreti të Madh. Për herë të parë, të gjitha pjesët e Sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t'ia ndryshojë jetën kujtdo që do ta përjetojë. Në këtë libër do të mësosh si ta përdorësh Sekretin në çdo aspekt të jetës, me paratë, pasurinë, lidhjet, lumturinë dhe në çdo ndërveprim që ke në botë. Sekreti përmban mençurinë e mësuesve të ditëve moderne, burra e gra që e kanë përdorur për të pasur shëndet të mirë, pasuri dhe lumturi. Duke përdorur njohjet e "Sekretit", ata sjellin në dritë histori mahnitëse, ku zhduken sëmundje, fitohen pasuri të mëdha, kalohen pengesa dhe arrihen gjëra që shumëkush i cilëson si të pamundshme.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Ky libër rrëfen një talent të mrekullueshëm, lindur pa privilegje, në luftë me sfidat e veta, synimet, dramat familjare, tragjeditë e kohës. Një jetë e Coco-s, e Gabrielle-s, në të cilën Signorini futet me shkathtësi e xhentilesë, derisa arrin të kapë anët e karakterit, ndjenjat e thella, krijueshmërinë magjepsëse.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Publiçistika e Bledi Mane-s, ka rikthyer në gazetarinë shqiptare nevojën për gazetarë përpara se të shkruajnë, të kenë jetën e tyre, ngjyrat e forta dhe të vrazhda të së vërtetës, kulturën e të lexuarit dhe nevojën e përjetshme që gazetaria ka për të pasur një rrënjë tek letërsia. Në një stinë të gjatë e të thatë të gazetarisë shqiptare ku rrëfimi është zëvendësuar nga citatet, ku përshkrimi është zëvendësuar nga adresat e thata të protokolleve dhe ku qëndrimi ësntë asgjësuar nga nevoia për të mos menduar. Bledi Mane është bërë popullor, pasi po kthen tek brezi i tij shenjat e qarta të një gazetari të angazhuar, që nuk ka lidhje me gazetarinë që e angazhon për llogari të të tjerëve.
Price: 1000 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania