titleToAlt
Nga parathënia e WALTER ISAACSON-it Shpesh më pyesin se cilin nga njerëzit që jetojnë sot, do ta vlerësoja në të njëjtën kategori me ata, për të cilët kam shkruar si biograf: Leonardo da Vinçi, Benjamin Franklin, Ada Lovelace, Steve Jobs dhe Albert Ajnshtajni. Të gjithe ishin shumë të zgjuar. Por nuk është kjo, ajo që i bëri ata të veçantë. Njerëzit e zgjuar janë shumë të zakonshëm dhe shpesh nuk arrijnë te bëhen të suksesshëm. Ajo që ka rëndësi është të jesh krijues dhe te kesh imagjinatë. Kjo është ajo që e bën dikë një novator të vërtetë. Madje kjo është arsyeja, pse përgjigjja ime ndaj kësaj pyetjeje është: Jeff Bezos.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Një nga aftësitë më të vlefshme në ekonominë tonë është duke u berë jashtëzakonisht e rrallë. "Puna e thellë" është aftësia për t'u përqendruar pa u shpërqendruar te një detyrë me kërkesa të larta kognitive. E krijuar nga autori ne blogun e tij të mirënjohur Hilet e studimit, puna e thellë do t'ju bejë më të zotë tek ajo që ju bëni,.do t'ju lejojë të arrini më shumë brenda më pak kohe dhe do t'ju sigurojë ndjesinë e përmbushjes së vërtete që vjen nga zotërimi i një aftësie. Shkurtimisht, puna e thellë është si një superfuqi në ekonominë tonë, që bëhet dita-ditës më konkurruese.
Price: 1200 monedha
titleToAlt
Gjuha juaj e trupit, është dukshme pothuajse gjatë tërë kohës...prandaj, a nuk është e rëndësishme ta dini se çfarë mesazhi po dërgoni?
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Meditime 2021
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Nga autori best-seller Robert Greene, vijnë të qëmtuara shkëlqyeshëm strategjitë e luftës që mund të na ndihmojnë të fitojmë mjeshtëri në botën moderne. Duke përfshirë kuiturat mbarëbotërore dhe duke sintetizuar dhjetëra tekste politike, filozofike dhe fetare, 33 Strategjitë e Luftës është një udhëzues gjithëpërfshirës për lojën delikate shoqërore të jetës së përditshme. Bazuar në mësime të thella, të përjetshme, ilustruar me bollëk me shembuj të gjenialitetit dhe marrëzisë së të gjithëve, nga Napoleoni te Margaret Thatcher dhe Hanibali te Uliks S. Granti, te diplomatë, të ashtuquajturit kapitenë industrie, deri te shpatarët samurajë.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Mahatma Gandi është një nga figurat më frymëzucse të historisë. Në autobiografinë e tij klasike rrëfën historinë e jetës së tij dhe se si zhvilloi konceptin e tij të rezistencës aktive jo të dhunshme, e cila nxiti përpjekjen triumfuese indiane për pavarësi që inspiroi pafund përpjekje të tilla triumfuese për liri e pavarësi gjithandej botës përgjatë shekullit XX. Për realitetin tonë, një histori e tillë është më se e njohur. Madje, për më shumë, e përjetuar! Mahatma Gandi druante se entuziazmi për idetë e tij mund të priret të tejkalojë një kuptim më të thcllë të kërkimit të tij për të vërtetën, të rrënjosur në devotshmërinë ndaj Zotit. Përpjekjet e tij për t'u afruar me këtë fuqi hyjnore bënë që ai të kërkonte pastërtinë përmes jetesës së thjeshtë, praktikave dietike, bcqarisë dhe një jete pa dhunë. Kjo nuk është një biografi e drejtpërdrejtë narrative. Në Histori e eksperimenteve të mia me të vërtetën: Një autobiografi, Gandi ofron historinë e jetës së tij si një referencë për ata që duan t'i ndjekin gjurmët e tij.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Shunmyo Masuno, me anë të këtij libri, ia transmeton lexuesit konceptin e filozofisë Zen nëpërmjet një rruge praktike, duke kërkuar me ngulm që t'i praktikojmë mësimet e tij dhe ato t'i konsiderojmë si pjesë të formimit tonë personal. Qëllimi i këtij libri, që është një thesar i vogël në duart e secilit prej nesh, është që të na tregojë se si ndryshimet e vogla në përditshmërinë e secilit mund të jenë burim lumturie dhe qetësie, gjë që do të ndikojë në punë dhe në shtëpi, ashtu sikundër në raportet me veten a të tjerët. Me bazë në shekuj të tërë urtësie e mençurie, Shunmyo Masuno na vë përpara 100 mësime mbushur me udhëzime se si të ecim drejt lumturisë së vërtetë dhe paqes së brendshme, si t'i eliminojmë emocionet negative, si të brengosemi më pak për gjërat që s'mund t'i kontrollojmë dhe, më kryesorja, si të gjejmë kohë për të mos menduar në asgjë. Dhe shumë më shumë se kaq. Ndaj, "mbajeni këtë libër pranë vetes dhe, sa herë që shqetësimet apo brengat ngrenë krye, shfletojani faqet. Përgjigjet që kërkoni janë brenda".
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ichigo ichie, arti japonez i të jetuarit momente të paharrueshme, është një libër frymëzues që na mëson si... • të lirohemi nga e kaluara dhe e ardhmja për të krijuar nga çdo minutë diçka unike; • të integrojmë në jetën tonë filozofinë Zen, që Steve Jobs e mësoi nga një mjeshtër japonez dhe që qe çelësi i suksesit të tij; • të bëjmë nga sinkronitë një instrument të magjisë së vetëdijshme; • të krijojmë takime të paharrueshme në sferën profesionale dhe atë personale; • t'i përmirësojmë marrëdhëniet tona me një tip të ri të Mindfulness-it; • t'i hapim portat e rrjedhës sa herë që të kemi nevojë.
Price: 1000 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania