titleToAlt
Inteligjenca emocionale" ka qenë një fenomen ndërkombetar duke u shitur në më shumë se pesë milionë kopje librash në mbarë botën, botuar në mbi 40 gjuhë përfshirë gjuhën shqipe. Tani, tek "Inteligjenca Sociale" Daniel Golemani eksploron një shkencë të re në zhvillim me implikime befasuese për botën tonë ndërpersonale. Ai shpjegon saktësinë befasuese të përshtypjeve të para, bazën e karizmës dhe fuqinë emocionale, kompleksitetin e tërheqjes seksuale dhe mënyrën se si t'i zbulojmë genjeshtrat. Ai gjithashtu përshkruan "anën e errët" të inteligjencës sociale, nga narcizmi te makiavelizmi dhe psikopatia.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Studimet moderne janë duke e konfirmuar urtësinë e vjetër që emocionet janë të pandashme nga shëndeti dhe fiziologjia jonë. Emocionet e shtypura sjellin stres që mund të çoje në sëmundje. Në këtë libër, nga më të shiturit ndërkombëtarisht, Gabor Maté bazohet në të dhënat më të fundit shkencore, në dekadat e tij të përvojës si mjek dhe në historitë e njerëzve të famshëm, duke përfshirë ato të Lou Gehrig, Lance Armstrong, Gilda Radner dhe Ronald Reagan, për të ekzaminuar rolin që stresi i fshehur luan në një sërë sëmundjesh duke përfshirë sëmundjen e zemrës, diabetin, sindromën e zorrës së irrituar, sklerozën e shumëfishtë, artritin dhe kancerin.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Ky është libri më i shitur i cili do t'ju mësojë teknikën që ju duhet për të qenë më të efektshëm dhe m vetëmbështetës me femijët tuaj. I çmuar dhe lavdëruar nga prindërit e profesionistët anembanë botës, qasja realiste dhe e respektueshme e Adele Faber-it dhe Elaine Mazlish-it i bën marrëdheniet me fëmijët e të gjitha moshave më pak stresuese dhe më të kënaqshme. Këtu, këto ekspertë që kanë fituar çmime na japin mendimet dhe sugjerimet e tyre më të fundit, mbështetur në komente të marra gjatë viteve.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Nëpërmjet bisedave thellësisht personale, Oprah Winfrey dhe Dr. Bruce Perry eksplorojnë se si ajo çka na ka ndodhur në fëmijerinë e hershme ndikon në formimin tonë si njerëz. Ata na sfidojnë të ndryshojmë llojin e pyetjeve nga "Çfarë nuk shkon me ty?" ose "Pse po sillesh në këtë mënyrë?" në "Çfarë të ka ndodhur?" Shumë prej nesh kanë përjetuar fatkeqësi që kanë pasur një ndikim afatgjatë në shëndetin tonë fizik dhe emocional. Ajo çka na ka ndodhur në fëmijëri është një parashikues i fuqishëm i rreziqeve për probleme shëndetësore në të ardhmen dhe ofron njohuri shkencore mbi modelet e sjelljes, që shumë njerëz kanë vështirësi t'i kuptojnë.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Të arrish çfarëdo që dëshiron duke shfrytëzuar dobësine kryesore të gjithkujt:dëshirën për të ndier kënaqësi. Joshja përben formën më të butë të, të pakapshme dhe efikase të pushtetit. Kjo gjë vërtetohet si në rastin e grishjes që John. F. Kennedy ushtronte ndaj mssave popullore, edhe në magjepsjen që Kleopatra i i shkaktonte Mark Antonit.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Wabi sabi është filozofia japoneze që tregon se të gjitha gjërat janë të papërsosura, të papërfunduara dhe të përkohshme - ashtu sikundër duhet të jenë- dhe që përfshin të gjitha aspektet e jetës, nga kreativja te spiritualja. Wabi Sabi: Urtësia e papërsosurisë përshtat këtë koncept në kontekstin e jetës së përditshme dhe ofron ide se ku ta gjejmë atë, si ta shohim, përqafojmë dhe inkorporojmë në përditshmërinë tonë. Ky libër do t’ju ndihmojë të zbuloni që ju dhe jeta juaj e papërsosur jeni shumë më të mirë sesa mendoni dhe që pranimi i këtij fakti ju çon drejt një jete të lumtur dhe të përmbushur. Andaj. jini personi më i papërsosur që mund të jeni!
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Miliona lexues në mbarë botën Kush je sot nuk ka rëndësi... Sepse brenda këtij libri të jashtëzakonshëm do të mësoni si ta ndryshoni jetën tuaj duke zbatuar sekretet që do t'i zbuloni në rrotullat antike prej pergamenash.
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
J. Krishnamurti u dha mësim të rinjve në mbarë botën dhe themeloi shkolla në Kaliforni, Angli dhe Indi. Ai ka thënë: "Kur njeriu është i ri, ai duhet të jetë revolucionar, jo thjesht në revoltë... dhe të jesh revolucionar psikologjikisht do të thotë të mos pranosh asnjë lloj modeli.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
Një nga librat më të debatuar në histori, "Prejardhja e llojeve" nga Çarlz Darvini rivjen në këtë botim të ri duke sjellë afër lexuesve një vepër thelbësore të shkencës.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Të gjithë liderët janë të kufizuar nga gjeografia. Mundësitë e tyre limitohen nga malet, lumenjtë, detet dhe betoni. Po, për t'i ndjekur ngjarjet botërore duhet t'i kuptosh njerëzit, idetë dhe lëvizjet - por nëse nuk e njeh gjeografinë, asnjëherë nuk do ta rrokësh tërësinë. Nëse ndonjëherë ke pyetur veten se pse Putini është kaq i fiksuar me Krimenë, pse SHBA - ja ishin të destinuara të bëheshin fuqi globale apo pse baza e fuqisë së Kinës vazhdon të zgjerohet, duke avancuar përpara, përgjigjet gjenden të gjitha këtu.
Price: 1300 Lekë
titleToAlt
Autori që ka ndihmuar miliona njerëz të transformojnë jetën e tyre përmes librave inspirues! Një nga shkrimtarët më ndikues në botë ndan me lexuesit një nga sekretet më të mëdha për suksesin financiar dhe personal...në vazhdimin e veprës Tregtari më i madh në botë I & II bestselleri i magjishëm i Og Mandinos SEKRETI MË I MADH NË BOTË.
Price: 900 Lekë
titleToAlt
A ju ka ndodhur ndonjëherë që të perfundoni në një grindje për shkak se ju kanë keqkuptuar? Ju ka ndodhur që të mbeteni si i shastisur prej paaftësisë së plotë të një kolegu për ta kuptuar qëllimin tuaj? Apo thjesht ju ka ardhur në majë të hundës, sepse nuk ju dëgjon njeri? Nuk jeni i vetmi. Pas një takimi katastrofik me një sipërmarrës të suksesshëm, i cili ishte i bindur se ishte "rrethuar nga idiotë", eksperti i komunikimit, Thomas Erikson, iu përkushtua punës për të kuptuar se si funksionojnë njerëzit dhe arsyen se pse shpesh ne e kemi tepër të vështirë që të krijojmë lidhje me të tjerët.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
"Të ndjekësh pasionin tënd", është një këshillë e keqe për karrierën tuaj. Zbuloni se çfarë nevojitet të bëni në vend të kësaj këshille... Në librin Aq i/e mire sa s'të shpërfillin dot, Cal Newport rreket ta zbulojë pikërisht realitetin në lidhje me arsyet përse njerëzit e bejnë me ëndje punën e tyre. Duke kaluar një kohë të caktuar me fermerët e bujqësisë organike, me investuesit largpamës, me skenaristë të ndryshëm, programues freelance dhe plot të tjerë që pohojnë haptas se e bejnë me kenaqësi të veçante punën e tyre, Newport ka arritur ta zhbëjë bindjen jetëgjatë që mbështet idenë se "të ndjekësh pasionin tënd" është çelësi për t'u ndier të kënaqur. Duke u mbështetur në këta shembuj nga jeta e vërtetë dhe nga shkenca e fjalës së fundit, ai ka shtjelluar strategjitë alternative që janë shumë më të frytshme në zhvillimin e një karriere të suksesshme.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Zemra e meditlmit është një libër i jashtëzakonshëm në të cilin Shenjtëria e Tij, Dalai Lama, na jep detaje të hollësishme rreth meditimit. Ky libër u mundëson lexuesve një pamje bindëse për mënyrën se si mund ta vënë veten në një gjendje të thellë që shkon përtej shtresave kufizuese të mendimeve të tepërta dhe se si të lëshohen në thelbin e zhveshur të mendjes më të thellë. Qëllimi është të shfrytezohet hapësira ndërmjet mendimeve për të përjetuar një nivel më të thellë të ndërgjegjësimit themelor dhe për ta nxjerrëate në plan të parë, duke kuptuar kështu sfondin e të gjitha përvojave të ndërgjegjshme. Ky libër është tepër i pasur dhe pasqyron thellësinë e kulturës medituese dhe reflektuese, të mbushur plot me mirësi dhe prakticitet. Ai është një shembull ndriçues i asaj se si ky qytetërim i madh tibetian qe ka pasur një ndikim kaq të jashtëzakonshëm në pjesën më të madhe të Azisë, ende vazhdon të jetë dobiprurës për botën.
Price: 800 Lekë
titleToAlt
"Ia jap dhe ia lë trashëgim popullit amerikan pjesën më të madhe të pasurisë sime gjigante, që përmbahet në filozofinë e arritjes individuale, përmes së cilës janë grumbulluar të gjitha pasuritë e mia."
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Nga parathënia e WALTER ISAACSON-it Shpesh më pyesin se cilin nga njerëzit që jetojnë sot, do ta vlerësoja në të njëjtën kategori me ata, për të cilët kam shkruar si biograf: Leonardo da Vinçi, Benjamin Franklin, Ada Lovelace, Steve Jobs dhe Albert Ajnshtajni. Të gjithe ishin shumë të zgjuar. Por nuk është kjo, ajo që i bëri ata të veçantë. Njerëzit e zgjuar janë shumë të zakonshëm dhe shpesh nuk arrijnë te bëhen të suksesshëm. Ajo që ka rëndësi është të jesh krijues dhe te kesh imagjinatë. Kjo është ajo që e bën dikë një novator të vërtetë. Madje kjo është arsyeja, pse përgjigjja ime ndaj kësaj pyetjeje është: Jeff Bezos.
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Price: 750 Lekë
titleToAlt
Një nga aftësitë më të vlefshme në ekonominë tonë është duke u berë jashtëzakonisht e rrallë. "Puna e thellë" është aftësia për t'u përqendruar pa u shpërqendruar te një detyrë me kërkesa të larta kognitive. E krijuar nga autori ne blogun e tij të mirënjohur Hilet e studimit, puna e thellë do t'ju bejë më të zotë tek ajo që ju bëni,.do t'ju lejojë të arrini më shumë brenda më pak kohe dhe do t'ju sigurojë ndjesinë e përmbushjes së vërtete që vjen nga zotërimi i një aftësie. Shkurtimisht, puna e thellë është si një superfuqi në ekonominë tonë, që bëhet dita-ditës më konkurruese.
Price: 1200 monedha
titleToAlt
Gjuha juaj e trupit, është dukshme pothuajse gjatë tërë kohës...prandaj, a nuk është e rëndësishme ta dini se çfarë mesazhi po dërgoni?
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Meditime 2021
Price: 800 Lekë
titleToAlt
Nga autori best-seller Robert Greene, vijnë të qëmtuara shkëlqyeshëm strategjitë e luftës që mund të na ndihmojnë të fitojmë mjeshtëri në botën moderne. Duke përfshirë kuiturat mbarëbotërore dhe duke sintetizuar dhjetëra tekste politike, filozofike dhe fetare, 33 Strategjitë e Luftës është një udhëzues gjithëpërfshirës për lojën delikate shoqërore të jetës së përditshme. Bazuar në mësime të thella, të përjetshme, ilustruar me bollëk me shembuj të gjenialitetit dhe marrëzisë së të gjithëve, nga Napoleoni te Margaret Thatcher dhe Hanibali te Uliks S. Granti, te diplomatë, të ashtuquajturit kapitenë industrie, deri te shpatarët samurajë.
Price: 2000 Lekë
titleToAlt
Mahatma Gandi është një nga figurat më frymëzucse të historisë. Në autobiografinë e tij klasike rrëfën historinë e jetës së tij dhe se si zhvilloi konceptin e tij të rezistencës aktive jo të dhunshme, e cila nxiti përpjekjen triumfuese indiane për pavarësi që inspiroi pafund përpjekje të tilla triumfuese për liri e pavarësi gjithandej botës përgjatë shekullit XX. Për realitetin tonë, një histori e tillë është më se e njohur. Madje, për më shumë, e përjetuar! Mahatma Gandi druante se entuziazmi për idetë e tij mund të priret të tejkalojë një kuptim më të thcllë të kërkimit të tij për të vërtetën, të rrënjosur në devotshmërinë ndaj Zotit. Përpjekjet e tij për t'u afruar me këtë fuqi hyjnore bënë që ai të kërkonte pastërtinë përmes jetesës së thjeshtë, praktikave dietike, bcqarisë dhe një jete pa dhunë. Kjo nuk është një biografi e drejtpërdrejtë narrative. Në Histori e eksperimenteve të mia me të vërtetën: Një autobiografi, Gandi ofron historinë e jetës së tij si një referencë për ata që duan t'i ndjekin gjurmët e tij.
Price: 1500 Lekë
titleToAlt
Shunmyo Masuno, me anë të këtij libri, ia transmeton lexuesit konceptin e filozofisë Zen nëpërmjet një rruge praktike, duke kërkuar me ngulm që t'i praktikojmë mësimet e tij dhe ato t'i konsiderojmë si pjesë të formimit tonë personal. Qëllimi i këtij libri, që është një thesar i vogël në duart e secilit prej nesh, është që të na tregojë se si ndryshimet e vogla në përditshmërinë e secilit mund të jenë burim lumturie dhe qetësie, gjë që do të ndikojë në punë dhe në shtëpi, ashtu sikundër në raportet me veten a të tjerët. Me bazë në shekuj të tërë urtësie e mençurie, Shunmyo Masuno na vë përpara 100 mësime mbushur me udhëzime se si të ecim drejt lumturisë së vërtetë dhe paqes së brendshme, si t'i eliminojmë emocionet negative, si të brengosemi më pak për gjërat që s'mund t'i kontrollojmë dhe, më kryesorja, si të gjejmë kohë për të mos menduar në asgjë. Dhe shumë më shumë se kaq. Ndaj, "mbajeni këtë libër pranë vetes dhe, sa herë që shqetësimet apo brengat ngrenë krye, shfletojani faqet. Përgjigjet që kërkoni janë brenda".
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Ichigo ichie, arti japonez i të jetuarit momente të paharrueshme, është një libër frymëzues që na mëson si... • të lirohemi nga e kaluara dhe e ardhmja për të krijuar nga çdo minutë diçka unike; • të integrojmë në jetën tonë filozofinë Zen, që Steve Jobs e mësoi nga një mjeshtër japonez dhe që qe çelësi i suksesit të tij; • të bëjmë nga sinkronitë një instrument të magjisë së vetëdijshme; • të krijojmë takime të paharrueshme në sferën profesionale dhe atë personale; • t'i përmirësojmë marrëdhëniet tona me një tip të ri të Mindfulness-it; • t'i hapim portat e rrjedhës sa herë që të kemi nevojë.
Price: 1000 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania