Blije këtë produkt
1000 Lekë

Nomeja e Largët ( Botuar nga: Onufri në 2015 )

Autori:  Faik Ballanca

 Romani "Nomeja e largët" i Faik Ballancës më pëlqeu. Asnjë nga akuzat që i bën redaksia nuk qëndrojnë. Ky është romani i tij i parë dhe çuditem se si ka mundur të realizojë një strukturë kompozicionale të tillë, sa të vështirë aq edhe moderne. nISMAIL KADAREnn Letërsia e Faikut është e thjeshtë dhe e çiltër. E mençur dhe fjalë kursyer. E mbushur me dashuri. E mbushur me dhimbje. Duke luajtur në fushën më të rrezikshme për suksesin, siç është jeta e përditshme pa maja, Faiku tregon se është shkrimtar i kualiteteve të larta.  nVATH KORESHInn Mundësia (e Faik Ballancës) për të hetuar tinguj dhe ngjyra dramatiko-poetike te gjërat që i kemi pranë dhe përherë para syve. Është shkrimtar me afinitet të theksuar për të befasuar, pra sipas filozofisë  veza e Kolombit . n ALI ALIUnn Faik Ballanca i qëndroi besnik vetes, sepse e dinte se shkrimtari nuk ka një vdekje, se shkrimtari ka edhe një vdekje të dytë, më të tmerrshme se e para, vdekjen e pasvdekjes.  nNASI LERAnn Nëpërmjet një përzgjedhjeje të përcaktuar saktë e qartë të materialit jetësor, nga dy periudha kohore të ndryshme dhe ndërthurjes së tyre në mënyrë origjinale, Faik Ballanca ia ka arritur të realizojë me sukses një kohezion ideor mes së shkuarës e të tashmes. nSPIRO GJONInn Faiku ishte nga ata njerëz që punonte me një përkushtim prekës për përsosjen absolute të mendjes dhe të shpirtit të vet. HELENA KADARE

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2015)
  • Botuar në: 2015
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-186-79-9
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 312
  • Përmasat e librit: 145 x 220 x 25 mm

Njihu me Autorin

Faik Ballanca -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania