Njëzet vjetët e Lusit ( Botuar nga: Dituria në 2023 )
Lindja e të birit e shtyn Lusin, një argjentinase njëzetvjeçare, t'u kthehet kujtimeve dhe të ndriçojë një zonë të errët në kujtesë. Fillimisht është vetëm një dyshim kalimtar për origjinën e saj të vërtetë, por, me kalimin e kohës, i kthehet në një fiksim: a është ajo, siç ka besuar për njëzet vjet, bijë e prindërve të afërt me diktaturën argjentinase dhe mbesë e një gjenerali të fuqishëm e të korruptuar apo, përkundrazi, është bijë e dy të zhdukurve, desaparecidos, e lindur në robëri?
Duket sikur fasha me të cilën i kishin lidhur sytë, i bie papritur dhe e gjithë e kaluara merr një kuptim të ri. Lusi zgjohet nga letargjia dhe nis një kërkim këmbengulës për të vërtetën, e cila do të ndriçojë qoshet më të errëta të shoqërisë në të cilën u rrit.
Çmimi:
1250 Lekë