Blije këtë produkt
1200 Lekë

Njerëz të varfër/Endrra e xhaxhait ( Botuar nga: Uegen në 2003 )

Përkthyesi:  Jorgji Doksani

“Njerëz të varfër” është një novelë e ndërtuar në mënyrë të veçantë: një ngjarje e rrëfyer si një seri letrash mes personazheve. Makar Dievushkin Alexievitch është një shkrimtar mediokër, Barbara Dobroselova Alexievna punon si rrobaqepëse. Të dy përballen çdo ditë me të gjitha format e poshtërimit të shoqërisë ndaj të varfërve. Këta njerëz nuk respektohen nga askush. Ata janë shumë të varfër për t’u martuar, por dashuria e tyre është aq e dëlirë, sa e bën lexuesin të derdhë lot. Kur ky libër u botua për herë të parë, kritiku i njohur rus Belinski tha se Dostojevski do të bëhej një gjigant i letërsisë. Dhe sigurisht që kishte të drejtë... “Ëndrra e xhaxhait” është një novelë e shkurtër, të cilën autori e shkroi shtatë vjet para se të shkruante “Krim dhe ndëshkim”. Në këtë novelë, një nënë ambicioze, Maria Alexandrovna Moskalyova, përpiqet të martojë vajzën e saj 23-vjeçare Zina me të moshuarin Princin K., një i afërm i cili po kalon në qytetin ku jeton familja. Vajza, pas shumë përpjekjesh, pranon të martohet me plakun, i cili nga ana e tij lumturohet që do të bëjë të vetin një bukuri si ajo.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Uegen (2003)
  • Botuar në: 2003
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 99927-54-20-7
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 328
  • Përmasat e librit: 147 x 213 x 28 mm

Njihu me Autorin

Fjodor M. Dostojevski -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania