Blije këtë produkt
900 Lekë

Njerëz normalë ( Botuar nga: Botimet IDK në 2020 )

Autori:  Sally Rooney
Përkthyesi:  Ines Ekonomi

Konelli dhe Mariana ndjekin të njëjtën shkollë në një qytet të vogël irlandez. Por përndryshe ata s'kanë asgjë tjetër të përbashkët. Në shkollë, Konelli është një tip popullor që të gjithë e duan, ndërsa Mariana një tip i vetmuar, që të tjerët e shohin me dyshim. Por kur njihen, mes tyre krijohet një raport sa kompleks aq dhe elektrizues, i cili ka për t'u ndryshuar jetën që të dyve. Sidoqoftë gjithçka ndryshon kur shkojnë të ndjekin universitetin në Dublin: tanimë, Mariana e gjen veten dhe ndjehet mirë në ambientin e ri social, ndërkohë që Konelli bën një jetë të mënjanuar dhe ndjehet i pasigurt. Të dy janë në kërkim të përvojave dhe mundësive të reja, por gjithnjë një forcë magnetike i tërheq në mënyrë të parezistueshme drejt njëri-tjetrit. Dhe kur Mariana hyn në një rrugë vetëshkatërruese, dhe ai po përjeton një periudhë të vështirë në jetë, secilit prej tyre i duhet t'i bëjë vetes pyetjen: deri ku është i gatshëm të shkojë për të shpëtuar tjetrin. "Njerëz normalë" është historia magjepsëse e miqësisë dhe dashurisë mes dy njerëzish që kuptojnë se e kanë të pamundur të jetojnë larg njeri-tjetrit. Bazuar te ky roman, BBC ka prodhuar një film mjaft të suksesshëm teieviziv me 12 seri, i cili filloi të shfaqet në prill të 2020. The New York Times, The Times, Daily Mirror, The Oprah Magazine, Time, NPR, The Washington Post, Vogue, Esquire, Glamour, Elle, Marie Claire, Vox, The Paris Review, Good Housekeeping, Town & Country e shpallën "Njerëz normalë" librin më të mirë të vitit 2018. “Vetëm 27 vjeç dhe konsiderohet talenti më i madh i një brezi.” - Jojo Moyes

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet IDK (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 136 75 6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 320
  • Përmasat e librit: 142 x 205 x 26 mm

Njihu me Autorin

Sally Rooney -

Lindur në 1991 ,Sally Rooney është bërë sot shkrimtarja më e përfolur e letërsisë anglo-amerikane të dy dekadave të fundit. Pas romanit të saj të parë "Bisedë mes miqsh" (2017), i pritur me një entuziazëm të jashtezakonsnem nga kntika dhe nga publiku, me romanin e saj të dytë "Njerëz normalë" ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania