Blije këtë produkt
900 Lekë

Një natë të errët lashë shtëpinë time të heshtur ( Botuar nga: Aleph në 2020 )

Autori:  Peter Handke
Përkthyesi:  Admira Poçi

Ky është një roman i madh, shpesh fantast, fuqimisht evokues, per konfliktin e një burri me veten dhe udhëtimin e tij drejt zgjidhjes së këtij konflikti. Nje natë farmacisti i Taxhamit, një mesoburrë pa emër, tregon historinë e vet rrëfimtarit të librit. Farmacisti është person tepër i njohur atje dhe mjaft i respektuar, por ndërkohe dhe i vetmuar, i ndarë nga gruaja dhe një bir që e ka dëbuar nga shtëpia. Ai ndihet mirë mes natyrës dhe tepër i dhënë pas mbledhjes dhe ngrënies së kërpudhave halucinogjene. Një ditë atij i ndodh një gjëmim në kokë që ia bën të pamundur të folurin dhe romani shndërrohet nga një rrëfim ironik, në një koleksion të jashtëzakonshëm mbresash sensuale, vëzhgimesh dhe përsiatjesh. Farmacisti që tashmë quhet shoferi, merr një udhëtim me veturë nëpër Alpe bashkë me dy shoqërues - një ish-kampion i famshëm skish dhe një poet gjithashtu i mirënjohur - kur i ndodh që të rihet keqas nga një grua e fuqishme, misterioze e atyre zonave. Ai përshkon një tunel dhe zotërohet nga ideja e vdekjes, ndërsa e sheh veten në një terren surreal, të largët. Pas një sërë ngjarjesh të çuditshme, plot tensione por edhe katarse, farmacistit i vjen e folura dhe kthehet sërish ne shtëpi, por jeta e mëparshme është shndërruar përgjithmonë. Ky roman është një eksplorimi fuqishem, poetik, për gjuhën, mallin dhe shpërbërjen e përvojës njerëzore. Kjo vepër shfaq shkëlqyeshëm dhuntitë magjike të Handkes për prozen. “Unë nuk shoh sot në botë laureat më të denjë për Çmimin Nobel sesa Peter Handke...Në çdo dekadë të karrierës së vet ai ka shkruar kryevepra.” -KARL OVE KNAUSGAARD, PELIKAN VERLAG

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Aleph (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 323 03 3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 190
  • Përmasat e librit: 126 x 205 x 15 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania