Blije këtë produkt
1000 Lekë

Një natë në Lisbonë ( Botuar nga: Fan Noli në 2010 )

Përkthyesi:  Aristidh Ristani

Romani “Një natë në Lisbonë”, i cili, qysh nga botimi i tij i parë në vitin 1963, është përkthyer në shumë gjuhë dhe ka qenë pareshtur nje bestselër, të rrëmben që nga faqja e parë e gjer në faqen e fundit me përshkrimin tejet prekës të mundimeve të pasosura e të fatit tragjik të atyre njerëzve që morën rrugët e mërgimit për të shpëtuar nga mizoritë e nazizmit. “Ia kisha ngulur sytë anijes tërë drita që ishte ankoruar në Taho, afër Molit. Po bëhej një javë që isha në Lisbonë dhe prapë s’po mësohesha dot me ndriçimin e shkujdesur të këtij qyteti. Në vendet nga vija unë, natën qytetet dukeshin si miniera qymyri, dhe një fener në atë errësirë ishte më i rrezikshëm se kolera në mesjetë. Unë vija nga Evropa e shekullit të njëzetë! Atë anije, që ishte vapor pasagjerësh, po e ngarkonin. E dija që do të nisej të nesërmen në mbrëmje. Në dritën e vrazhdë të llambave elektrike të zhveshura po stivonin në të katër anët arka me mish, peshk, konserva, bukë e zarzavate; hamejtë shpinin në bord bagazhet, ndërsa një vinç ngrinte arka e dengje pa u ndier, thua se nuk peshonin fare. Anija po përgatitej për lundrim si Arkë e Noes. Dhe një arkë e tillë ishte vërtet. Të gjitha anijet që largoheshin nga Evropa në ata muaj të vitit 1942, arka të tilla ishin. Mali Ararat qe Amerika, dhe ujërat ngriheshin nga dita në ditë. Qysh prej kohësh patën përmbytur Gjermaninë e Austrinë dhe kishin hyrë thellë në Poloni e në Pragë; Amsterdami, Brukseli, Kopenhaga, Osloja e Parisi qenë fundosur tashmë; qytetet e Italisë po binin erë ujërash të qelbura; as Spanja s’po e ndiente veten të sigurt. Bregu i Portugalisë ishte streha e fundit për ata që i kishin drejtësinë, lirinë e tolerancën më të shtrenjta se atdheun e jetën. Kush nuk nisej dot që këtej për të dalë në “dheun e premtuar” të Amerikës, ishte i humbur. Do të robtohej për një vizë hyrjeje e daljeje gjithnjë të mohuar, për leje pune e qëndrimi të paarritshme, do të dergjej nëpër kampe internimi, do të dërrmohej nga burokracia, nga vetmia, nga vendi i huaj dhe nga indiferentizmi i tmerrshëm e i përgjithshëm ndaj fatit të individit, çka ëshë përherë rrjedhojë e luftës, e frikës dhe e mjerimit. Asokohe njeriu s’ishte asgjë, pasaporta e vlefshme ishte gjithçka.”

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Fan Noli (2010)
  • Botuar në: 2010
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99956-86-10-9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 260
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 20 mm

Njihu me Autorin

Erich Maria Remarque -

Erich Maria Remarque (22 qershor 1898 - 25 September 1970), ishte një romancier gjerman, i cili krijoi shumë vepra në lidhje me terrorin e luftës. Romani i tij më të njohur All Quiet on the Western Front (1928), në lidhje me ushtarët gjermanë në Luftën e Parë Botërore, është bërë në një film fitues ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania