Një jetë me emocione ( Botuar nga: Uegen në 2019 )
Osman Murati
14 dhjetor 1940 Gurë-Lurë, Dibër
Mësimet e para i mori në vendlindje dhe arsimin 7-vjeçar e të mesëm në Peshkopi. Ka punuar si mësues dhe ekonomist deri në vitin 1965.
Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, deri në vitin 1969. Po atë vit u emërua në Institutin e Studimeve Ekonomike pranë Këshillit të Ministrave (më vonë në Akademinë e Shkencavë), si bashkëpunëtor shkencor deri në vitin 1975, vit në cilin u pranua si anëtar i PPSH-së. Në vitet 1975-1976 ka punuar si kryetar kooperative në Bërzhitë të Tiranës.
Nga mezi i viteve 1976 dhe më tej ka punuar në organet e pushtetit qendror deri në korrik 1990: drejtor në Komisionin e Planit të Shtetit, Kryetar i Inpektimit te Shtetit, Minister i Tregtisë së Brendshme, Sekretar i Parë i PPSH-së në rrethin e Dibrës dhe deputet i PPSH-së në Parlamentin e Pare Pluralist të Shqipërisë.
Më ndërrimin e sistemit politik në Shqipëri, që nga viti 1993 është shkëputur nga politika dhe ka punuar me biznese privat. Aktualisht është qytetar i lire si pensionist aktiv. Është autor i disa botimeve dhe shkrimeve në shtypin periodik e të përditshëm që nga viti 1970 e deri më tani. Jeton në Tiranë.
Është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, më Urdhrin "Për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore" të Klasit I më 13/11/1989 dhe Qytetar nderi i Komunës së Lurës, më 20 maj 2015.
Çmimi:
1200 Lekë