Buy this product
1000 Lekë

Një javë në manastir (nëntor 1908) ( Published by: in 2020 )

Author:  Mustafa Nano

Viva la mort" ia bëri me vete, dhe vrikthi ktheu kryet në të majtë, si të kishte frikë se kishte folur me zë të lartë... Aty për aty pati një cytje kotnimi për t'i dhënë atij shfrimi njëfarë përmbajtjeje a domethënieje edhe nëpërmjet ekzistencës së vet, dhe u vu ndërkryerazi të gjente arsye pse vdekja nuk ishte e thënë të ishte një gjë për t'u vajtuar, përkundrazi, mund të ishte edhe një ngjarje e gëzueshme, pasi në atë mënyrë do shpëtonte një herë e mirë prej shumë gjërave, do shpëtonte prej grackës së një vizioni mbi botën, që burimin e kishte te terrori që ushtronte vetë vdekja, prej tutës së moskuptimit me të tjerët, prej makthit se gjithnjë do t'i duhej të bënte gjënë e duhur, dhe jo gjënë që donte..., prej krusmes së pafrytshme për t'i gjetur një kuptim vetë jetës, dhe prej pasigurisë se, edhe sikur ai kuptim të gjendej, fjala vjen te ndërtimi i një familjeje të bukur e të lumtur, do ndodhte se s'bën diçka. apo do dilte se s'bën dikush... që do mëqakej t'i rikthente gjërat në gjendjen e njohur, ku ai kuptim ose do mungonte sërish, ose do ngatërrohej me kënaqësi të thjeshta të jetës, si të lexonte një libër, të ndiqte një garë kuajsh, të pinte një gotë vere "Château Margaux", etj, etj. Të gjitha ato, e të tjera të ngjashme, ishin kënaqësi gë merrnin vlerë kur i mvisheshin, si degët me gjethe një trungu peme, kuptimeve të jetës, njërin prej të cilëve ai e kishte zbuluar dy javë më parë, në Paris, me të dalë prej studios së doktorit, dhe ai kuptim ishte të qenët babá, babai i Besës, babai i pazëvendësueshëm i saj.

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Published in: 2020
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 320 08 7
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 338
  • Book dimensions: 145 x 202 x 30 mm

More About the Author

Mustafa Nano -

All rights reserved. © 2015 Library Albania