Blije këtë produkt
700 Lekë

Një hero i kohës sonë ( Botuar nga: Dituria në 2017 )

Autori:  Mihail Lermontov
Përkthyesi:  Kujtim Ymeri

Romani trajton fatin e personalitetit të njeriut në Rusinë e viteve '30 të shekullit XIX. Figura e Pecorinit në romanin Një hero i kohës sonë të Lermontovit, përbën thelbin e veprës dhe është përfaqësues tipik i të riut intelektual, plot aftësi, dhunti e aspirata, që shoqëria e bluan në mokrat e kotësisë, egoizmit dhe cinizmit. Peçorini, sikurse edhe Eugjeni Onjegini i Pushkinit, të sjellin ndër mend qartësisht antiheronjtë bajronianë të fillimshekullit XIX. Këta libra u bënë burim frymëzimi edhe për kryeveprat e Tolstoit dhe të Dostojevskit, dhe i paraprinë në mënyrë brilante prozës ekzistencialiste të shekullit XX. Satirë e hidhur e kohës së vet, po aq sa edhe një përsiatje që i qëndron kohës për mbijetesën në një univers të veçuar dhe absurd, Një hero i kohës sonë është vepër e rrallë në letërsinë ruse dhe në botën moderne.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2017)
  • Botuar në: 2017
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 217 43 1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 190
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 17 mm

Njihu me Autorin

Mihail Lermontov -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania