Blije këtë produkt
700 Lekë

Një grua e re e bukur ( Botuar nga: Dituria në 2020 )

Autori:  Tommy Wieringa
Përkthyesi:  Greisa Ymeri Bohl

Eduardi është një dyzetvjeçar i suksesshëm, virolog i njohur në gjithë botën, beqar, që kalon nga një grua te tjetra, si një djalosh i përjetshëm. Takimi me Ruthin është një rrufe në qiell të pastër: e bukur, plot jetë dhe e pasionuar siç ndodh kur je njëzet vjeç: me Ruthin, ai beson se e ka të fituar betejën kundër plakjes. Por triumfi i dukshëm përkthehet në një luftë të pabarabartë. Eduardi e kupton se martesa me të, jo vetëm nuk e ka rinuar, por përkundrazi, ai po plaket dita-ditës dhe hendeku i moshës mes tyre, i bën shenjat e plakjes së tij edhe më të dukshme dhe të padurueshme. Një hendek thellohet edhe midis dy botëve të tyre: Eduardi, njeri ambicioz, i shkencës, që vë pragmatizmin racional para ndjenjave, Ruthi, idealiste e ndjeshme deri në skaj, që nuk pranon eksperimentet e tij te kafshët dhe aq më pak refuzimin e shkencëtarit për të kuptuar vuajtjet. Kur fëmija që vetëm Ruthi e dëshiron, e kthen pasionin në detyrim, kur pasiguria bëhet "e durueshme vetëm duke zënë një dashnore edhe më të re", kështjella e martesës nis e bie gur pas guri... Si një hero tragjik i ditëve moderne, Eduardi do të zbulojë kuptimin e vërtetë të vuajtjeve. I saktë, ironik dhe i mprehtë si bisturi, lapsi i Tommy Wieringas përshkruan nuancat më delikate të një marrëdhënieje bashkëshortore dhe një burrë që lufton me pushtetin dhe brishtësinë. Të gjithë jemi paksa të ngjashëm me të në pamundësinë e mungesën e dëshi-rës për të hequr dorë nga vetja dhe për të kuptuar tjetrin. Dhe ai pyet veten se çfarë është dhimbja, nëse ne mund ta kuptojmë pa e provuar më parë në lëkurën tonë.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 292 65 0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 110
  • Përmasat e librit: 135 x 210 x 12 mm

Njihu me Autorin

Tommy Wieringa -

Tommy Wieringa (1967), shkrimtar dhe gazetar, është një nga zërat më të fortë dhe origjinalë në letërsinë bashkëkohore holandeze. Veprat e tij janë përkthyer në më shumë se njëzet gjuhë. Ai bëri debutimin e tij më 1995 dhe arriti famën më 2002 me romanin Alles over Tristan (Gjithçka rreth ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania