Një e fshehtë në zemër ( Botuar nga: Bota shqiptare në 2005 )
Që kur e shoqja, Misi, vdiq, e shtypur nga një pirat i rrugës, jeta e Mailes Rajanit u duk se mori fund. Megjithatë, Mailesi e di se duhet të shkojë përpara dhe të mësojë të jetojë pa dashurinë e madhe, që e ka shoqëruar që nga kohët e liceut: duhet ta bëjë edhe për të birin, Xhonasin e vogël. Në këtë gjendje të një hidhërimi të thellë, duke vajtuar gëzimin e jetës familjare, pikërisht teksa mendon se nuk do ta provojë kurrë më dehjen e të dashuruarit, Mailesi takon Sarën, gruan që do ta bëjë të ribesojë. Me Sarën, që është e vendosur të ndërtojë një jetë të re pas një përvoje të trishtuar bashkëshortore, duket të përvijohet në horizont një lumturi e re. Por një e fshehtë e papritur, e parrëfyeshme, i lidh Mailesin e Sarën dhe do t'i detyrojë jo vetëm të vënë në dyshim çdo siguri të tyre, por edhe të bëjnë një zgjidhje, që do t'ua ndryshojë jetët përgjithmonë.
Çmimi:
700 Lekë