Blije këtë produkt
1000 Lekë

Një dëshirë e madhe për të jetuar ( Botuar nga: Dudaj në 0202 )

Autori:  Fabio Volo
Përkthyesi:  Adrian Beshaj

"Të zgjohesh një mëngjes dhe të mos dish nëse e do ende gruan që ke pranë, gruan me të cilën ke ndërtuar një familje, një jetë. Nuk qe ndonjë ngjarje, ndonjë situatë, ndonjë tradhti që ju largoi. Ndodhi pa shpërthim, në heshtje, ngadalë, me hapa të vegjël dhe të paparashikueshëm. Një ditë, duke parë drejt njëri- tjetrit, u gjendët në anët e kundërta të dhomës. Dhe qe e vështirë edhe ta besonit." Ajo e Markos dhe Anës dukej si një dashuri që ishte në gjendje t'i mbante premtimet. Por tanimë Markos nuk i kujtohet se cila qe mbrëmja e parë kur nuk e ndezën muzikën, kur nuk e hapën shishen e verës. Mbrëmjen e parë kur, nga lodhja, nuk e përkëdheli. Kur bashkëpunimi u shndërrua në garë. Ndoshta dashuria, ashtu si flakët, ka nevojë për oksigjen dhe se, nën një kambanë, ajo shuhet. Ndoshta, thjesht, është gjithçka shumë e ndërlikuar. Libri i ri i Fabio Volo-s rrëfen për krizën e një çifti dhe udhëtimin e tyre, fizik dhe të brendshëm, për ta përballuar. Një roman i sinqertë, i drejtpërdrejtë, që di të fotografojë zigzaget dhe kontradiktat e vogla të marrëdhënieve tona. Një histori ku mund ta gjesh veten sërish, të emocionohesh dhe të kuptosh nëse ekziston, në njëfarë çasti, një mënyrë e re për të ndenjur.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (0202)
  • Botuar në: 0202
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 99943 0 616 9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 184
  • Përmasat e librit: 142 x 202 x 13 mm

Njihu me Autorin

Fabio Volo - 23 Qershor 1972

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania