Një Marrëveshje në Lojë-shahun e Fuqive të Mëdha ( Botuar nga: Uegen në 2020 )
Agim Nesho është diplomuar në inxhinieri elektrike dhe më pas në drejtësi. Ka punuar si asistent
profesor në Universitetin e Tiranës, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare për dokumentacionin Shkencor e Teknik - në Akademinë e Shkencave dhe më pas President i Fondacionit për Çështjet Europiane. Në vitin 1997 ka qenë këshilltar politik i Kryeministrit dhe më pas emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, New York. Për një periudhë njëvjeçare mbajti edhe detyrën e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më 2009 bashkëthemeloi Këshillin Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë.
Kontribuon në shtypin ndërkombëtar si në Foreign Policy, The National Interest, Fox News International etj.
Botimeve të tij të mëparshme, «Në mirëbesim: Shënime të një Ambasadori» 2006 dhe «Boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme»; Për një diplomaci aktive në shekullin XXI» 2013, i shtohet edhe eseja «Një marrëveshje në lojë-shahun e Fuqive të Mëdha. Ballkani në shekullin XXI» që keni në dorë...
Çmimi:
800 Lekë