Blije këtë produkt
600 Lekë

Një Ilia në Volos ( Botuar nga: Botart në 2020 )

Autori:  Ylli Molla

“Në këtë ditar jam vetëm njëri prej atyre mijëra shqiptarëve që kaluan maleve kufirin me Greqinë. Fatmirësisht, nuk e pata fatin e keq të përballesha me ushtarët grekë apo të provoja burgun me kushte çnjerëzore. Por sigurisht që kam qenë një nga dëshmitarët e asaj kohe të trazuar dhe me ditarin personal mund të shërbej si kronikan i një historie dhimbjeje dhe shprese, që përcaktoi fatin e mbijetesës së shqiptarëve pas përmbysjes së komunizmit. Kur u nisa drejt Greqisë si emigrant ilegal, në nënvetëdijen time e kisha edhe një dëshirë gazetareske: që përveç marrjes së provimit për të treguar se sa i zoti isha ta përballoja jetën në atë mënyrë që zgjodhi shumica e të rinjve shqiptarë, të realizoja edhe një reportazh për atë kohë të vështirë, që ndoshta nuk do të përsëritet kurrë...”- Ylli Molla

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botart (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 286 68 0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 95
  • Përmasat e librit: 130 x 200 x 12 mm

Njihu me Autorin

Ylli Molla -

Ylli Molla ka lindur në Skrapar në vitin 1964. Gazetar profesionist që nga viti 1992. Karrierën e ka nisur në gazetën "Luftëtari" ("Ushtria"), gazetar dhe redaktor përgjegjës. Më pas, në gazetën "Shekulli", redaktor i kronikës dhe i redaksisë së investigimit. Kryeredaktor i revsitës "Spektër" në ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania