Nishanet në formë ( Botuar nga: Toena në 2022 )
Nuk më mori gjumi deri ndaj të zbardhur,
deri atëherë kur zunë të këndojnë gjelat e tretë. Sa herë mëtoja t'i mbyllja sytë më shfaqej fytyra e A. Vreshit.
Mandej më përvijohej trupi i saj i bronztë, ashtu krejt lakuriq. Më shpërfaqej gjithë sa ajo kishte, gjithë sa unë kisha pasur tërë këto vite. Gjithe sa kisha velur prej saj sa e sa kohë, me idenë se isha i vetmi, krejt i vetmi. Sa nisja t'i shijoja këto pamje, përanash saj shpalosej edhe një trup burri, me një fytyrë që nuk e shquaja dot, me ca shpatulla që s'i harroj, shpatulla të cilat i pashë mbrëmë mbi trupin e saj, mbi krevatin tim.
Sa herë rrihja ta shtyja tutje imazhin e saj, me futej me perdhunë në kokë ashtu krejt e lakuriqtë, bashkë me pesë nishanet e saj në formë L -je në fundshpinë. Këtë nuk harron të ma paraqesë sa herë më perball me imazhin e saj.
Çmimi:
800 Lekë