Buy this product
400 Lekë

Nimfa e pemës së humbur ( Published by: Mediaprint in 2012 )

Author:  Anna Kove

“Nimfa e pemës së humbur”, sintezë e një realiteti që ndan ndjesitë midis dy botëve; natyra femërore që percepton individin në një shoqëri ku përthyerjet mbeten brenda shqyrtimeve morale, si shqisë që zgjon instinkte të fjetura – në këtë realitet Ana Kove me librin e saj të ri, dhjetor 2012, krijon raporte kulturore mbi të cilat fjala ruhet si një shenjë perceptimi, pasqyrë drejt kërkimit të bukurive shpirtërore Fragment nga libri: Kisha tërë ditën me dhimbje koke dhe një ndjesi mbytëse po më vinte deri në fyt. Ndieja edhe paksa trazim në stomak. S’kisha futur gjë në gojë, por as po më shkonte mendja. Një marrje e lehtë mendsh më kujtoi se duhej të përtypja diçka. Sa për t’i dhënë forcë trupit, për të përballuar truket e çartura të trurit, që ku nuk shkonte. Isha në qytetin tënd dhe po endesha. Ishim gati të humbur. Kaq kohë larg! Kaq hapësira larg! Kaq njerëz larg! Pse lejuam kaq gjatë të hynin mes nesh realitete rastësore? Për të njohur më mirë veten, tjetrin, apo atë ç’ka kishim kaluar bashkë? Vendit bosh shpesh i dhashë kuptim kotësie dhe lëndimi. Kisha një peng: pamundësinë e kahershme për të njohur një pjesë tënden. Pasioni i madh dhe shumësia e pasioneve të vockla, që s’më jepnin dot çka etja ime grishte nga dita në ditë, më ishin topitur. Në kushtet e një logjike të ftohtë, mendova se kishte ardhur koha të plotësoja atë që u mungonte mendimeve të mia për ty. Kështu do të shpjegoja shumë gjëra që ndodhën apo nuk ndodhën mes nesh. M’u desh të udhëtoja gjatë. Ishin zhbërë realitetet. Ideja se mund të të shija nga çasti në çast më bënte të pasigurt në çdo hap që hidhja dhe m’i çorodiste mendimet. Sikur të shiheshim papritur, kisha gati dhjetëra përgjigje pse ndodhesha aty. Herë mendoja se do të gëzoheshe shumë, herë mendoja se do të çuditeshe. Gjithkush mund të çuditej, por jo ti. Ti më njeh mirë. Nuk duhet të çuditesh. As nga rrugëtimi im i gjatë në kohë për të të gjetur. Ty. Veten. Pemën. Po rrija e përqendruar në katër anët e sheshit të vetëm, duke hamendësuar se aty mund të vije patjetër. Vështrimi më tretej mbi silueta njerëzish, që nga larg dukeshin si ti. Orët iknin. Shpresa se mund të të shihja rastësisht filloi të shuhej bashkë me ditën. Nën dritat e neoneve të nemitura pemët m’u bënë të gjitha miqësore. Cila mund të ishte? Terri që ato përçojnë natën shtohej nga ankthi i vazhdueshëm brenda meje. Unë isha aty dhe askush s’e dinte. As ti. Marrëdhënia jonë nuk ishte bërë kurrë aq intime, deri në detajet e rrugëtimeve tona me mendje. Gabim. E di. Por ka ende kohë, ndaj jam këtu. Për jetëgjatësinë e këtij pulsimi të njëkohshëm në jetën e pemës ku frymonim të dy. Po të ketë vdekur? Vdes eliksiri që më mban gjallë mua, Driadën e saj. Dhe mitin. Do ta gjej se s’bën. Pemët janë si poezi të gjalla. Nuk vdesin si njerëzit. Jo si të gjithë njerëzit.

Price: 400 Lekë
Buy this product
400 Lekë

Product Details

  • Publisher: Mediaprint (2012)
  • Published in: 2012
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-08-089-9
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 120
  • Book dimensions: 119 x 199 x 7 mm

More About the Author

Anna Kove -

Anna Kove (Anrila Spahija) është përkthyese e gjuhës gjermane. Ajo ka sjellë në shqip autorë të njohur, mes të cilëve nobelisten Herta Muller, Paul Celan, R. Auslaerfderdhe I. Bachman etj. Ka studiuar në Universitetin Europian të Viadrina-s. Përveçse përkthyese, është autore e libraveShën Valentin ku ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania