Faqja e autorit

Nicola Grandi


Nicola Grandi është pedagog titullar i Glotologjisë dhe Gjuhësisë pranë Alma Mater Studiorum - Universita di Bologna. Lëmi i tij studimor përfshin fusha si morfologjia, tipologjia gjuhësore, marrëdhëeniet ndërgjuhëesore dhe sociolinguistika. Është autor i mëse 100 botimeve mbi tematikat e lartpërmendura, mes të' cilave vërehen studime monografike, kujdesje për botim, akte simpoziumesh dhe artikuj në revista shkencore a përmbledhje. Shquhen në to: "Morfologie in contatto. Le costruzioni valutative nelle lingue del Mediterraneo" (Franco Angeli 2002), "Lingue d'Europa" (con Emanuele Banfi, Carocci 2003), "Fondamenti di tipologia linguistica" (Carocci 2003), "La grammatica e I'errore" (BUP 2015) dhe "Edinburgh Handbook of Evaluative Morphology (me Livia Kortvelyessy, Edinburg 2015". Ne vitin 2017, me vëllimin "Tutto cio che hai sempre voluto sapere sul linguaggio e sulle lingue" (përgatitur bashkë me Francesca Masinin), shpallet fitues i Cmimit Kombëtar për Divulgimin Shkencor në Fushën e Shkencave Humane. Për periudhën 2012-2018 ka qenë Koordinator i Corso di Laurea in Lettere - Universita di Bologna. Ka dhënë e vijon të japëe mësim lëndët Gjuhësi e përgjithshme, Sociolinguistike, Morfologji, Sintaksë e Tipologji.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania