Blije këtë produkt
800 Lekë

Ngjyrat e viteve ( Botuar nga: Mediaprint në 2022 )

Autori:  Sonila Strakosha

Një imazh i pangjyrë i Tiranës së viteve 80, një adoleshente që rend rrugëve të heshtura me deshirën për të zbuluar botën e ndaluar nëpërmjet ekranit të vogël, dhe ai veshur me zbehtësinë bardhë e zi të kohës. Ngjyrimet e imagjinatës do ta ndihmojnë Artën adoleshente të endërrojë përgjatë errësirës së turbullt të një periudhe të vështirë. Vitet ndërkohë kalojnë, koha ndërron imazhin e saj. Arta, si pa kuptuar ndjen se është rritur. Jeta pashmangërisht do të hyjë në labirinte aventurash që ajo kurrë s'do t'i kish imagjinuar më parë. Si do të jetë raporti i vajzës me ngjyrat e jetës më tej? A do t'i qëndrojnë ato pritshmërive të saj, a do të kenë të njëjtin ndriçim fantazie apo do të kthehen papritmas në zhgënjime e iluzione të thyera? Si do të jetë në përballje me ëndrrat e adoleshentes së dikurshme, raporti i së nesërmes? Në qendër të gjithë kësaj vorbulle të rrëmujshme ndryshimi është Arta dhe bota e saj.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Mediaprint (2022)
  • Botuar në: 2022
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 9789928086099
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 144
  • Përmasat e librit: 140 x 209 x 12 mm

Njihu me Autorin

Sonila Strakosha -

Sonila Strakosha, lindur në Tiranë, ka kryer studimet e larta në Fakultetin Histori Filologji, dega Gjuhë-Letërsi. Pas dy vjet mësimdhënieje në lëndët e gjuhës dhe letërsisë në Tiranë, largohet me punë në Marok (Kazablanka) ku dha mesim si pedagoge në shkollën italiane të atij qyteti. Nga viti 2003 ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania