Buy this product
700 Lekë

Nevruzi ( Published by: Plejad in 2012 )

Author:  Mehdi Frashëri

Tema e Nevruzit ka pasur për qëllim të tregojë një tip shqiptari, i dalë nga rrethanat e vendit tonë, në një kohë kur po fillonte të agonte mendimi i nacionalizmit shqiptar. Brezi i ri që ka studiuar në Evropë, sipërfaqsisht, mbase nuk ndjen shijë nga leximi i Nevruzit, sepse ai kujton të gjejë një skenë si ato që përfshijnë romancat e Evropës, por një vepër e tillë nuk do të quhej një roman kombëtar. Nevruzi do t'i përngjasonte një malësori, ose një bajraktari, si për tallje të veshur me një frak e me cilindër në krye. Brezi i ri këtu e ka gabimin. Shqipëria gjithmonë ka pasur një aristokrat të maleve, zakone fisnike, petka artistike edhe madhështore, jetë patriarkale, sjellje bujare, inteligjencë natyrale, gjithë këto formojnë një grumbull faktorësh, të cilat përgatitsin njerëz për t' i bërë vezir në Stamboll, si Gyperlit, princ në Vllahi si Gjikët, kryetar republike në Athinë, si Kundërjoti etj. Heroi i romancës sonë, Nevruzi, formon një tip si burrat e sipër përmendur, por që ka dalë në dritë në periudhën që takon në mes të viteve 1856-1878.

Price: 700 Lekë
Buy this product
700 Lekë

Product Details

  • Publisher: Plejad (2012)
  • Published in: 2012
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-99956-57-83-3
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 183
  • Book dimensions: 145 x 210 x 13 mm

More About the Author

Mehdi Frashëri -

All rights reserved. © 2015 Library Albania