Blije këtë produkt
900 Lekë

Net të stuhishme ( Botuar nga: Bota shqiptare në 2012 )

Autori:  Nicholas Sparks
Përkthyesi:  Taulant Hatia

Adriena ka tre fëmijë dhe disa nipër e mbesa. E di që zakonisht e konsiderojnë si zonjë të qetë e të matur, madje të padjallëzuar, dhe shpesh e zbavit fshehja pas këtij stereotipi. Po kur vajza e saj, Amanda, bie në depresion të thellë pas vdekjes së burrit, vendos t'i tregojë një të fshehtë të cilën e kishte mbajtur për një kohë të gjatë brenda vetes, për të mos minuar figurën e saj që shërbente si bosht i baraspeshës familjare. Të ulura në tryezën e kuzhinës, i tregon për një mbrëmje para katërmbëdhjetë vjetësh, kur zëvendësoi një shoqe në kujdesjen për një bujtinë buzë oqeanit dhe gjatë atyre pak ditëve ndryshe nga jeta e saj e zakonshme, përjetoi diçka që do t'i ndryshonte përgjithmonë jetën. Dhjetor 1988: në një ishull të vogël të Karolinës së Veriut ndeshen fatet e Polit dhe Adrienës, dy persona që mbledhin me vështirësi copëza nga ekzistenca e tyre e shkuar. Në atë vend të veçuar që do të përfshihej nga uragani dhe era e tërbuar, ata të dy afrohen shumë me njëri-tjetrin. Rizbulojnë kështu lumturinë e thjeshtë të bashkimit me një tjetër qenie njerëzore, por mbi të gjitha, e shohin si të lidhur së bashku fatin dhe të ardhmen, duke iu dhënë njëri-tjetrit në dashuri.

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Bota shqiptare (2012)
  • Botuar në: 2012
  • ISBN-13: 978-9928-00-068-2
  • Nr. faqe: 204
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 15 mm

Njihu me Autorin

Nicholas Sparks -

Nicholas Sparks u lind në Nebraska në vitin 1965 dhe ka studiuar në Universitetin Notre Dame. Prindërit e tij ishin Sparks Patrick, një shkencëtar, dhe Jill Marie. Ai ishte fëmija i mesëm i tre fëmijëve, me një vëlla më të madh Michael Earl Sparks "Micah" (1964) dhe një motër më të vogël, Danielle ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania