Në vendlindje ( Botuar nga: Toena në 2012 )
Ka po aq dhoma sa fëmijë. Ato nuk kanë të njëjtat përmasa. Disa lidhen me njëra-tjetrën me një portë të ulët, të projektuar keq. Dritaret janë të vogla, me përmasa të ndryshme. Salla e faljes ka zënë shumë hapësirë.
E mbuluar me hasra, ajo pret një imam dhe besimtarë. Muhamedi s’ka kërkuar asnjëherë të marrë vesh nëse fëmijët janë myslimanë të mirë apo të këqij, nëse mbajnë ramazan, falen, pinë alkool… Ishte e paimagjinueshme. Përkundrazi, ai i përfytyronte të gjithë atje, me të në krye, duke drejtuar faljen, ata pas, të urtë, të bindur ndaj vullnetit të Zotit. I shihte dhe i dëgjonte tek i kërkonin Zotit ndihmë dhe pasuri.
Pikërisht, në atë çast, u shfaq një siluetë e zezë, me dorashka të zeza, me papuçe të zeza. Një masë në lëvizje, ndoshta një grua ose një hajdut i fshehur në atë veshje qesharake. Hija sillej rreth e qark shtëpisë pa pushim. Këtë, sepse vetëm gratë besojnë në gjëra të tilla. Ajo “gjëja e zezë” nuk ndillte asgjë të mirë.
Çmimi:
600 Lekë