Në kërkim të vetvetes ( Botuar nga: Botimet Ada në 2019 )
Ndodh të jesh përballë një spektakli humoristik, po ty
s'të qeshet; sepse është një motiv që e ka larguar atë... Të
jesh prezent në një dhimbje e dhimbja jote të mungojë.
Ndodh të jesh në kuvendim e fjalë të mos kesh... Te bien
trumpeta e të mos i dëgjosh... Të jesh gjallë e të mos
shohësh... Ndodh shpesh. Disa herë zgjasin sa një çast, apo
orë e disa herë ditë, muaj e mbeten kujtim.
Kjo ndodh sepse diçka e brendshme shkëputet prej
nesh... Paskëtaj ne bëjmë përpjekje për të rigjetur copëzën
që mungon. Këtë përpiqet të pasqyrojë libri "Në kërkim të
vetvetes" shkruar në çaste vendimesh dhe orësh të dyzuara.
Ky libër vjen 16 vjet pas librit të parë "Emigranti"
dhe këmbëngul, nëpërmjet pasionit poetik që i përket një
zanafille të hershme, të shprehë të vërtetën se gjithkush
duhet të ndjehet unik me vetveten.
Autori
Çmimi:
500 Lekë