Në kërkim të kuptimit ( Botuar nga: Minerva në 2020 )
Libri "Në kërkim të kuptimit në jetë",
shkruar nga Viktor Frankëlli, është një nga
veprat më madhështore të epokës sonë. Në
përgjithësi, nëse një libër ka një fragment, një
ide që mbart fuqinë për të transformuar jetën
e njeriut, kjo është një arsye e mirë për ta
lexuar, për ta rilexuar dhe për ta vënë në
reshtin e parë të raftit. Ky libër ka shumë
fragmente të tilla.
Para së gjithash, ky është një libër për
mbijetesën. Si shumë hebrenj nga Gjermania
dhe Evropa Lindore, të cilët mendonin se
ishin të parrezikuar në vitet 1930, Frankëlli
përfundoi në rrjetin nazist të kampeve të
përgendrimit dhe shfarosjes. Ai shpëtoi për
mrekulli. Mbijetoi ashtu siç thuhet në Bibël:
"një urë zjarri e shkëputur nga zjarri". Por
rrëfimi i tij në këtë libër ka të bëjë më shumë
me burimet e forcës për të mbijetuar sesa me
mundimet, vuajtjet dhe humbjet që përjetoi.
Disa herë në këtë libër, Frankëlli konfirmon
shpesh thënien e Niçes: "Ai që ka një Arsye
për të jetuar, mund të përballojë çdo mënyrë
jetese". Ai përshkruan me tone prekëse ata të
burgosur që hoqën dorë nga jeta, që kishin
humbur gjithë shpresën për të ardhmen dhe
vdiqën pashmangshmërisht të parët. Ata
vdiqën më shumë për shkak të mungesës së
shpresës, mungesës së një kauze për të jetuar, sesa për shkak të mungesës së ushqimit apo ilaçeve
Çmimi:
800 Lekë