Blije këtë produkt
1000 Lekë

Në kërkim të Xhulias ( Botuar nga: Dituria në 2013 )

Autori:  Catherine Dunne
Përkthyesi:  Mira Kroqi

Xhulia Sejmur zhduket krejt papritur një ditë më se të zakonshme tetori dhe i dashuri i saj, Uilliam Harris, e gjen veten në një situatë që nuk e kishte menduar kurrë. Tre vitet e kaluara me Xhulian kishin qenë më të lumturat e jetës së tij. Edhe Xhulia kishte qenë e lumtur me të. Ishte ndier me fat që mundi të dashuronte edhe një herë tjetër në jetë. Atëherë, përse braktisi gjithçka? Uilliami në fillim ndihet krejt i çoroditur, madje edhe fajtor për largimin e Xhulias. Çfarë kishte ndodhur? Ku kishte gabuar? Mos e kishte lënduar pa e kuptuar? Uilliami e di se duhet ta kërkojë. Ai e di se arsyen e largimit të saj duhet ta gjejë te sekretet e të tjerëve. A do të mund ta pranojë ai shndërrimin e Xhulias. A do mundet Uilliami ta pranojë të vërtetën që ajo ia kishte fshehur gjatë gjithë lidhjes së tyre? Një rrëfim i hollësishëm e që të përpin i ndjenjave dhe mendimeve të një gruaje, së cilës i kërcënohet dashuria, jeta, familja. Ky është romani i ri i fuqishëm i shkrimtares së njohur Catherine Dunne.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2013)
  • Botuar në: 2013
  • ISBN-13: 978-9928-103-71-0
  • Nr. faqe: 317
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 20 mm

Njihu me Autorin

Catherine Dunne -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania