Blije këtë produkt
1000 Lekë

Në Dalmaci dhe në Malin e Zi ( Botuar nga: Dita 2000 në 2017 )

Autori:  Marcin Czermiński
Përkthyesi:  Leonard Zissi

Atë Marçin Çerminjski (Marcin Czerminski), prift jezuit polak, misionar, historian, redaktor dhe botues, lindi më 7 janar 1860 në qytetin e Glinjskit dhe vdiq më 8 janar 1931, në qytetin e Lvovit. Këto dy qytete polake sot ndodhen në territorin e Ukrainës. Pas përfundimit të gjimnazit fetar në Krakov, kreu studimet teologjike në Universitetin Papnor Gregorian të Romës, ku mori doktoraturën e filozofisë. Në vitin 1883 u pranua si prift i licensuar, ndërsa në vitin 1885 hyri në Urdhrin e Etërve Jezuitë. Në vitin 1889 deri në vitin 1919 ishte kryeredaktor i revistës polake "Misione Katolike". Si njohës i disa gjuhëve evropiane, ai vendosi kontakte të shumta të drejtpërdrejta me misionarë fetarë jo vetëm polakë, por edhe të vendeve të ndryshme të Evropës, duke marrë pjesë së bashku me ta në ekspeditat që organizoheshin me misionet fetare. Në botimet e tij, Çerminjski ka një përqasje pozitive ndaj popullit shqiptar dhe historisë së tij. Kështu, ndonëse misionet e tij fetare në Ballkan i nisi në vitin 1892, fillimisht duke vizituar Dalmacinë dhe Malin e Zi e më pas erdhi në Shqipëri, librin e parë kushtuar vendeve të Ballkanit ai e botoi për Shqipërinë në vitin 1893 me titull "Shqipëria - Përshkrime historike, etnografike, kulturore dhe fetare", i cili u përkthye dhe u botua në shqip në vitin 2014. Libri i dytë është ai me titull "Në Dalmaci dhe në Malin e Zi", botuar në vitin 1896, të cilin po ia japim tani lexuesit të përkthyer në shqip. Më pas vijojnë librat e tjerë: "Nga udhëtimet në Bosnjë Hercegovinë" (1889), "Nga Greqia dhe Kreta" (1902), "Në Malin e Athosit" (1908) etj. Gjatë udhëtimeve të tij, Çerminjski i kushtoi vëmendje edhe elementit shqiptar. Siç shkruan edhe në këtë libër, duke vizituar Zarën, atij i tërhoqi vëmendjen edhe prania e madhe e njerëzve me tipare shqiptare dhe u interesua të mësonte se si kishin mbërritur ata në këtë qytet. Për këtë, në këtë libër, ai i kushton një kapitull të veçantë kolonisë shqiptare në Borgo Erizzo të Zarës. Përpara vizitës në Shqipëri në vitin 1892, Çerminjski kishte vizituar Vilajetin e Janinës në vitin 1887 dhe kujtimet e tij nga kjo vizitë i botoi në revistën polake "Biesiada Literacka" të shtatorit të vitit 1887, me titull "Nga udhëtimi nëpër Shqipëri".

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dita 2000 (2017)
  • Botuar në: 2017
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-187-33-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 332
  • Përmasat e librit: 144 x 202 x 16 mm

Njihu me Autorin

Marcin Czermiński -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania