Blije këtë produkt
1000 Lekë

Ndërgjegjja,motivacioni,përgjegjësia ( Botuar nga: Onufri në 2008 )

Autori:  Qemal Lame

Mendova ta shkruaj këtë libër për lexuesit shqiptarë për parimet e rëndësishme të ndërgjegjes, përgjegjësisë dhe motivacionit, të cilat janë me rëndësi në formimin e njeriut dhe kontributin që duhet të japë për të ndihmuar secili në mënyrë sado modeste në problemet e mëdha të transformimit demokratik perëndimor të shoqërise dhe shtetit shqiptar. Trajtimi teorik dhe përvoja praktike e arritur në Shqipëri, si dhe jashtë shtetit, puna e bërë duke qënë në pozicione të larta apo të zakonshme, si çdo qytetar, të përpunuara në mënyrë shkencore dhe të paraqitura në menyrë sa më të thjeshtë e të kuptueshme, shpresoj se i ndihmon lexuesit dhe ata që dëshirojne dhe kanë nevojë për rritjen e aftësive të tyre drejtuese. Në mënyrë figurative, do të thosha se nëpërmjet temave të shkruara tregohet se si është e mundur të bëhesh e të jesh drejtues, rruga ku duhet të ecesh, shkallët ku do të ngjitesh, dera që do të të hapet, zyra ku do të punosh, karrigia ku do të ulesh, tavolina ku do të qendrosh, kompjuteri dhe stilografi me të cilet do të shkruash, telefoni me të cilin do të komunikosh, marrëdhëniet dhe roportet me kolegët, eprorët, vartësit apo qytetarët. Të gjitha këto kërkesa janë të lidhura ngushtë me përgjegjësine që bazohet në veprimtarinë e ndërgjegjshme për kryerjen me sukses të detyrës së besuar dhe motivacionin e domosdoshëm për të realizuar ndryshimet që kërkohet të bësh ti, perspektiva që duhet të hapësh për të ardhmen për sektorin që drejton, për të tjerët dhe vetën tënde, dhe në tërësi për kontributin tënd në shoqërine ku bën pjesë, e cila ka sakrifkuar dhe ka investuar aq shume për ty. Këto nuk mbetën një slogan, por kthehen në realitet, në rast se ti je terësisht i ndërgjegjshëm dhe i mobilizuar, në shkallën më të mundshme të lartë,për t'i realizuar, për t 'i bërë tipar, parime te jetes tënde . Qemal Lame

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2008)
  • Botuar në: 2008
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99943-42-57-0
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 346
  • Përmasat e librit: 150 x 220 x 20 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania